VARFËRIA UA MOHON GËZIMIN E FESTËS

0
62

Me rastin e festes së Fitër Bajramit, Qendra Rinore e Prishtinës, nëpërmjet një aksioni humanitar dy ditor ka shpërndarë pako ushqimore për 25 familje me asistencë sociale.

Familjet që kanë përfituar janë shprehur mirënjohëse ndaj kësaj qendre, kurse kanë kritikuar institucionet e vendit për lënien anash të kësaj kategorie të shoqërisë, duke u ankuar edhe për ndërprerje të asistencës sociale.

Lindita Loshi, nga Qendra Rinore e Prishtinës, ka pohuar se kjo qendër zakonisht ne prag të festave të Bajramit, edhe kësaj here ka vendosur që të shpërndajë disa ndihma me pako ushqimore për disa familje skamnore me gjendje të rendë sociale. Sipas saj, kontributi për këto ndihma ka qenë kryesisht i qytetarëve të Prishtinës. Ajo thotë se ndihmat janë ndarë për ato familje që janë në gjendje më të rëndë sociale.

“Është viti i gjashtë me këtë iniciativë, prej vullnetit të rinjve, është vullnet shumë i mirë me iniciativën e tyre, dhe çdo herë, sidomos për festat e Bajramit, që shpërndajmë këto ndihma. Ndihmat janë pako ushqimore për një familje dhe kësaj radhe kemi arritur që të ndihmojmë 25 familje. Do të thotë duke ju falënderuar të rinjve që kanë shprehur dëshirën. Në këto pako janë të parapara të gjitha gjërat ushqimore për një muaj ditë shpenzime, duke përfshire edhe mjete higjienike, për një muaj”, ka thënë Loshi.

Ndërkaq, Selime Ahmeti, familja e së cilës ka përfituar një pako ushqimore, rrëfen për jetën e rënd të cilën e përjeton me bashkëshortin e sëmur dhe katër fëmijët e saj.

“Kushtet i kemi të vështira, bashkëshorti është i pa punë. Në shtëpinë ku jetojmë kushtet janë të vështira, fëmijët i kam të sëmurë. Nuk kemi të ardhura, vetëm kush po na ndihmon, sepse ne nuk e kemi mundësin të bëjmë asgjë, këtu kur bijën shi shtëpia rrjedh në të gjitha anët e saj. Dimrit shtëpia na është djegur, jemi strehuar tek fqinjët, aty ku kemi mundur, derisa e kemi rregulluar pak”, është shprehur Ahmeti.

Sipas saj, edhe pse se disa herë ka trokitur në dyert e Kuvendit Komunat të Prishtinës, për t’i siguruar një strehim, asnjëherë nuk ka gjetur mbështetje institucionale. Sipas saj, më e keqja është se ka dy muaj që i është ndërprerë asistenca sociale.

“Që dy muaj bëhen që nuk kemi marrë ndihma. Kanë thënë se kur të del komisioni të ju viziton atë herë shikojmë. Kur vajza i ka mbushur 5 vite, ma kanë ndalur dhe gjendja shihet, në kushtet në të cilat jetojmë edhe asistenca me na ndal si të jetojmë?!”, ka thënë ajo.

Familja tjetër që ka përfituar këtë pako ushqimore nga Qendra Rinore e Prishtinës, është ajo e Fahrije Cakollit, e cila jeton në një barakë, me kushte tejet të vështira.

“Kushtet i kemi të vështira, siç po e shihni jetojmë në kushte të vështirë. Jetojmë vetëm me 40 euro social, me pension të nënës, vet jam e sëmur, përpos këtyre që kanë dhuruar ndihë askush nuk na ka trokitur në derë. Nënën e kamë të sëmur, nuk ka mbetur gjë tjerët veçse të bëjmë vetëvrasje”, është shprehur Cakolli.

Përndryshe, sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, shkalla e papunësisë në Kosovë kapë shifrën e 40 për qind të popullsisë.kohaislame