8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Varësia nga interneti dëmton trurin e njeriut

Më të lexuarat

Varësia ndaj internetit shkakton ndryshime në trurin e njeriut. Ky konstatim është vërtetuar nga një studim i realizuar në Kinë në vendin me më shumë përdorues dhe vartës të internetit.

Studimi përfshiu skanimin me anë të rezonancës magnetike (MRI) të trurit të të rinjve të grupmoshës 14-21 vjeç. Mes të rinjve kishte edhe nga që e përdorin internetin në mënyrë të pakontrolluar, ose që njihen ndryshe edhe si persona të varur nga interneti.
Studiuesit arritën të gjejnë se cipa ngjyrë gri e krijuar nga fijet nervore në trurin e të rinjve të varur nga interneti pësonte ndryshime dhe zbuluan gjithashtu edhe dëmtimin e interneuroneve të fijeve nervore që lidhin qendrat përkatëse në tru që kanë funksion të kontrollojnë ndjenjat, vendimmarrjen, kujdesin dhe perceptimin. Dëme të ngjashme vihen re edhe në varësitë ndaj alkoolit dhe kokainës.
Studiuesit përcaktuan se 1 në çdo 10 përdorues të internetit bëhet i varur prej tij. Përfundimet e studimit shkencor u publikuan në revistën “Plus One”. Pritet që këto përfundime të ndihmojnë në gjetjen e metodave të reja për kurimin e personave të varur nga interneti.
Kurse shkencëtarët e Universitetit Worcesters në një studim që kishin bërë më herët kishin gjetur se varësi shkaktojnë edhe telefonat inteligjentë dhe një numër i madh i përdoruesve ndjejnë “dridhje imagjinare”./dritaislame.al/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit