6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Vaksinca dhe Llojani të qetë, banorët nuk besojnë se aksioni ka të bëjë me emigrantët

Më të lexuarat

Pas ditës së djeshme, kur forca të mëdha u dyndën në fshatrat e komunës së Likovës, sot në Vaksincë dhe Llojan situatë dukej e qetë dhe e rëndomtë. Rrugët ishin të mbushura me banorë lokal, ndërsa shumica prej tyre nuk besojnë se arsyeja e prezencës së madhe të forcave policore janë emigrantët ilegalë.  Madje, ata thonë se nuk kanë parë refugjatë në fshatin e tyre.

“Jo nuk kemi par emigrantë, forcat policore janë ende në hyrje te fshatit;  këtë herë ishin më shumë. Jemi mësuar ne kështu.”
Nuk kemi parë emigrantë të qarkullojnë nëpër fshat. Forcat policore i kemi parë duke kontrolluar tash.”
“Kam qen tek pompa dhe aty kam parë duke kaluar policia, mirëpo emigrantë nuk kam parë. Unë  kam punët e mia dhe nuk kam kohë”, u shprehën disa banorë të fshatit Llojan.

Por ka edhe nga ata që kanë parë emigrantët të kalojnë nëpër fshat.

“Po, qarkullojnë emigrantët nëpër fshat dhe ne i kemi parë. Hyjnë dhe dalin, mirëpo probleme nuk kemi  pasur.”

Pamjet që siguroi ekipi i TV21 gjatë ditës së djeshme, flasin qartë se emigrantët kalojnë pothuajse çdo ditë nëpër këto fshatra. Banorë që nuk deshën të flasin para kamerave, thanë se ekziston një grup i organizuar, ku shumica e pjesëtarëve janë afganë. Grupi ndodhet në Vaksincë prej vitit 2008, dhe kanë keqtrajtuar refugjatë gjatë gjithë periudhës, sa edhe zgjatë kriza e tyre. Sipas banorëve lokal, grupi është i armatosur, për këtë shkak, edhe policia nuk ndërmerr masa. Prezenca e shtuar e forcave policore, gjatë ditës së djeshme hapi debate të shumta në opinion. Madje në disa portale u përhap edha lajmi se një grup i armatosur ka hyrë ilegalisht nga Kosova në Maqedoni, por këto zëra i mohoi menjëherë vet kryetari i Komunës së Likovës.

“Kam vizituar unë personalisht dhe këshilltarët e Komunës, të gjitha lokacionet për ku flitej se ka grupe të armatosura, mirëpo nuk kemi parë asgjë të pazakontë! Është e vërtete se ka forca te shtuara policore, mirëpo bëhet fjalë për kontroll të rregullt policor. Banoret e Likovës mund të flenë të qetë. Këto dezinformata janë rezultat i pa seriozitetit të disa portaleve qe prodhojnë lajme të tilla për qëllim të vetëm, rritjen e lejueshmërisë së tyre”, tha Sadulla Duraku, Kryetar i Komunës së Likovës.

Ndërkohë, forcat policore, sipas autoriteteve, do të qëndrojnë në zonë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit