6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Vajza që mbush dymbëdhjetë apo trembëdhjetë vite a duhet të agjërojë?

Më të lexuarat

Pyetja:

Një vajzë ka mbushur dymbëdhjetë apo trembëdhjetë vjet dhe nuk e ka agjëruar Ramazanin. A obligohet me diçka ajo ose familja e saj. A duhet të agjërojë në këtë moshë dhe nëse nuk agjëron çfarë dispozitash pasojnë për të?

Përgjigja:

Femra obligohet me kryerjen e adhurimeve kur ajo plotëson disa kushte paraprake; të jetë muslimane, e mençur, e moshës madhore… mosha madhore arrihet duke u paraqitur menstruacionet, sperma, qimet rreth vendeve te turpshme, apo duke i mbushur pesëmbdhjet vjet. Nëse në moshën dymbëdhjetë apo trembëdhjetë vjeç i janë paraqitur shenjat e lartpërmendura atëherë ajo obligohet me agjërim. Prandaj mos agjërimi i saj në këtë rast duhet të kompenzohet. Ndërsa nëse shenjat e lartpërmendura nuk paraqiten tek ajo derisa t`i mbush perëmbdhjet vjet nuk e ka obligim agjërimin gjatë viteve që ti ke përmendur më lart.

(Fetvatë e agjërimit. Shejh Abdullah ibën Xhibrin. Fq. 22)

Përshtati Lulzim Susuri

http://www.ehlihadithi.com/

https://www.facebook.com/HoxheLulzimSusuri

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit