12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Vajza nga Skenderaj hyn në librin e rekordeve Guinness

Më të lexuarat

Emri i Kosovës edhe një herë u përmend në librin e famshëm të rekordeve Guinness.

Është Arbnora Fejza Idrizi nga komuna e Skënderajit, e cila ka shënuar një rekord të ri në librin botëror Guinness, me lulen më të madhe në botë të punuar nga letra origami.

Lulja origami që e vendosi emrin e Arbnorës në librin e famshëm botëror ka një madhësi prej 8.7 metrash. E lajmi është bërë publik edhe në faqen zyrtare të Librit të Guinness-it.

Pas marrjes së lajmit nga stafi i Guinness-it, Arbnora e ka shpërndarë nëFacebook, ndërkaq për KosovaPress ka përcjellë edhe një mesazh për të rinjtë.

“Ndjehem shumë krenare që arrita ta përfaqësoj fillimisht Skenderajn dhe Kosovën. Jam shumë e lumtur që në mesin e qindra mijërave kandidatëve për rekord, u zgjodha unë fituese. Për të rinjtë kam një mesazh që mos të ndalen nga ëndrrat e tyre, sepse nëse ti e do punën tënde pa dyshim, do të arrish sukses”, ka thënë Fejza-Idrizi.

Por Arbnora se nuk do të ndalet me kaq. Ajo ka njoftuar se po përgatitet ta shënojë një rekord të ri.

“Bëhet fjalë për vazon me lule edhe flamujt e shteteve të botës që e kanë njohur Kosovën. Unë e kam titulluar “Lulet e lirisë”. Po ashtu, ky rekord do të jetë në shenjë falënderimi për ata që ranë dëshmorë për Kosovën”, ka thënë ajo.

Përndryshe, Arbnora Fejza Idrizi ka dhjetë vite që merret me artin e origamit. Ajo më parë ka punuar si edukatore dhe menaxhere, ndërsa tani është tërhequr përkohësisht nga puna për t’u marrë me rekordet në librin Guiness.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit