6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Vajza me shami e refuzon çmimin për punën e saj pasi ambasador i asaj kompanie është një pro-Izraelit

Më të lexuarat

Gazetarja jordaneze-palestineze, një aktiviste për të drejtat e grave dhe themeluese e MuslimGirl.com, Amani Al-Khatahbeh ka qenë e shpërblyer shumë herë për punën e saj. Shumë brende të mëdha të modës përveç që e kanë bërë partnere asaj i kanë dhënë edhe çmime. Por ajo që ndodhi në fund ka bërë që dashuria e muslimanëve ndaj saj të shtohet.

Ajo ishte ftuar të merrte pjesë në takimin për çmimin “Changemaker”, ku asaj do i jepej ky çmimi nga gjigandii medial në 25 vjetorin e tij…çmim të cilin ajo nuk e pranoi.

Ajo i ka bërë të ditur se pse nuk e ka pranuar çmimin, duke postuar në rrjetet sociale:

“Megjithëse ai çmim do të thotë shumë për mua dhe do të doja të isha me ju për të festuar, nuk mund ta pranojë çmimin nga Revlon pasi ambasador i saj është Gal Gadot. Zëri i saj mbron Ushtrinë e Izraelit, veprimet e të cilëve në Palestinë janë kundër MuslimGirl.com, kundër vlerave dhe moralit tonë. Nuk mundem të pranojë këtë çmim nga ky brend dhe të festojë ambasdorllikun e Galit pasi IDF ka burgosur 16 vjeçaren e quajtur Ahed Tamim muajin e kaluar. Unë mendoj se ne jemi në një moment ku fuqizimi i grave duhet të përfshijë të gjithë gratë. Nga thellësia e zemrës ndjejë se nuk nuk përmbush kuptimin e plotë të çmimit “Changemaker” nëse unë e pranojë në kësi lloj rrethanash.”

Gadot, ish ushtar izraelit, është një përkrahës publik i bombardimeve në Gaza gjatë viti 2014 që la të vrarë mbi 1,400 palestinezë, përfshirë qindra gra e fëmijë./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit