20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Vajza jetime dhe vlera e lutjes !

Më të lexuarat

Vajza jetime dhe vlera e lutjes !

Një vajzë ishte jetime, dhe në këtë botë si kish mbetur gjë tjetër veçse e ëma.
Vjen dita dhe martohet, mirëpo fati i saj nuk ishte sic e kishte enderruar. Burri dhe familjarët e tij e shndërruan në një shërbëtore, madje dhe më shumë se kaq në një skllave të vërtetë.
Sa herë që rëndohej psikologjikisht nga hallet e shumta dhe nga të rrahurat e pandara, ajo drejtohej tek gjiri i ngrohtë i nënës së saj gjysëm të paralizuar e cila nuk bënte më shumë se të ndante vuajtjen me të duke qarë së bashku.
Nga një gjëndje e tillë kaluan plot 10 vjet dhe sikur të mos mjaftonte nënës së saj i vjen vdekja.
Në agoni të vdekjes ajo i drejtohej të ëmës: ” Të lutem mos më lër, çfarë do të bëj në këtë botë pa ty, si do i përballoj vuajtjet?!”
E ëma që ndodhej në agoni të vdekjes i thotë: ” Bijë! Sa herë të pikëllohesh, eja në shtëpinë tënde këtu dhe të kam lënë një sexhade, fali dy rekatë dhe shprehja hallin tënd Zotit te madheruar.”
Vdiq e ëma, e vuajtjet dhe brengat sa vinin dhe i shtohenin, mirëpo vajza filloi të praktikojë porosinë e së ëmës, ndaj çdo ditë shkonte tek shtëpia e saj, falte dy rekatë namaz dhe i lutej e i përgjërohej Allahut t’i jepte forcë dhe t’ ia udhëzonte bashkeshortin që aq shumë e donte, si dhe familjen e tij.
Njerëzit e bashkeshortit nisën ta fryejne duke i thënë: ” E sigurtë që kjo të tradhëton ty se çdo ditë del nga shtepia duke qarë dhe kthehet duke qeshur, pretendon se shkon tek shtëpia e nënës së saj.”
Bashkshorti i tërbuar nga një akuzë e tillë, shkon në shtëpinë e vjehrrës dhe fshihet atje, por ç’të shihte! E shoqja erdhi dhe pasi shtroi sexhaden e i fali dy rekatë namaz nisi të qajë e ti lutet Allahut duke i përmendur dhe hallin e saj, ndërsa ai që e dëgjonte me vëmëndje e kaploi vaji ndaj doli nga ku ishte fshehur, e përqafoi dhe i premtoi se gjithçka do ndryshonte tani e tutje, dhe se 10 vjetë vuajtje do ja zëvendësonte me ditë gëzimi.
Atë natë fjetën në shtëpinë e nënës së saj, dhe në darkë pa një ëndërr sikur dikush i fliste dhe i thonte: ” Për 10 vite me rradhë i qaheshe dhe ankoheshe krijesës njeri, që ishte nëna jote dhe asgjë nuk ndryshoi, ndersa kur iu dorëzove Krijuesit dhe iu lute vetëm Atij e ndryshojë gjëndjen tënde.”

Kurrë mos hiq dorë nga mëshira e Zotit, mos hiq dorë nga të luturit Atë! Lutu me ngulm dhe pandarë, e dije se: Mos i kërko njeriut diçka por kërkoja Atij dera e të cilit nuk mbyllet kurrë, Allahu zemerohet kur ti nuk i lutesh dhe nuk kërkon Atij, ndersa njeriu kur i kërkon diçka merzitet dhe zymtohet.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit