10.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Vajza e vogël ka shkruar një letër për familjen, është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot

Më të lexuarat

A ju ka ndodh të keni ndonjë grip e të ju duket sikur po vdisni? Epo një fëmijë nga Egjipti këtë ndjenjë e ka marrë shumë seriozisht, duke shkruar një letër për ta përgatitur familjen për më të keqen, kështu që letra e saj u bë shumë e njohur në mediat sociale.

Ka marrë mbi 20,000 shpërndarje, kur vëllai i saj i madh e publikoi në Internet letrën e motrës së tij Merjemit.

“Motra ime e vogël kishte një grip të lehtë. Ajo u mërzit se do të vdes, kështu ajo shkroi dëshirat e saj” shkroi vëllai Meghawry në përshkrimin e fotografisë.

Merjemi ka shprehur këto dëshira në letrën e saj duke përshkruar pafajësinë fëmijërore.
Kjo është ajo çfarë shkruhet:
“E dashur nënë, i dashur baba, motra e vëllezër dhe ju shok e shoqe, dua të ju them se ju dua shumë, më shumë se çdo gjë. Por, më vjen keq unë e dua Allahun dhe Profetin e Tij më shumë. Dijeni se ju dua të gjithëve pa dallim dhe nuk e dallojë askënd mbi dikën tjetër. Ju dua dhe më vjen keq unë vdiqa. Seriozisht ju kërkojë falje për mungesën time të gjatë”.

Në fund ajo e përfundoi duke shkruar: “Mirë u pafshim përgjithmonë. Ne do të takohemi gjatë ditës së Gjykimit, gjithë të mirat.”

Kjo është një letër që shumë njerëz ka habitur e disa të tjerë kanë thënë shpresojnë të kenë kësi lloj fëmijësh./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit