11.2 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Vajza bie nga kati i tretë, e pret fqinji

Më të lexuarat

Keyla McCree ishte ngjitur në aparaturën e jashtme të kondicionerit në katin e tretë të ndërtesës ku banonte,ndërsa kërcente dhe këndonte.

52-vjecari Steve St Bernard, me profesion shofer autobus qëndroi poshtë ndërtesës dhe pasi vajza ra aksidentalisht nga lartësia, ai arriti ta kapte dhe t’i shpëtonte asaj jetën.

“Luta Zotin që të arrija ta prisja. Isha poshtë saj dhe u përpoqa të ruaja qetësinë”, tha 52-vjecari për New York Daily News.

Dëshmitarët i dhanë policisë së vajza autike doli jashtë dritares se apartamentit, ku jetonte rreth orës 14.00 dhe qëndroi aty për disa minuta duke kënduar dhe kërcyer.

Një person arriti të filmojë gjithë skenën e tmerrshme që për fat përfundoi pa viktima, ndërsa St Bernard, baba i katër fëmijëve, pati vetëm një dëmtim të vogël në krahë./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit