Sëbashku me plakjen, njerëzit janë të prirur të përjetojnë komplikacione të ndryshme shëndetësore. Problemet më të zakonshme që përjeton shumica e njerëzve janë dhimbja e kyçeve, shpinës dhe artriti. Megjithatë, shumica e njerëzve kanë tendencën të bien ‘pre’ e këtyre dhimbjeve kronike.
Dhe kur kjo ndodh, medikamentet ose kremrat janë të vetmet alternativa të mbetura. Por, këtë herë hiqni dorë prej tyre. Provoni të fërkoni nyjet tuaja dhe zonat ku keni dhimbje me vaj kastori.

Ky vaj është i pasur me substanca anti-inflamatore. Zakonisht përdoret për të trajtuar dhimbjet e trupit. Nxit sistemin imunitar për të prodhuar antitrupa për të luftuar  inflamacionin. Ndërsa lëkura e përthith këtë vaj, kjo ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të artritit dhe kyçeve.

Për dhimbjen e kyçeve dhe shpinës
Për rezultate të shpejta, masazhoni kyçet dhe shpinën në zonat ku ndjeni dhimbje me vaj kastori të ngrohtë. Poashtu mund të vendosni një objekt plastik të mbushur me ujë të ngrohtë mbi to për të larguar dhimbjen më shpejt.

Për artritin
Vendosni një  copë pambuku të zhytur në vaj kastori mbi zonat ku keni dhimbje. Zhtrydheni copën para se ta përdorni. Bëjeni këtë rregullisht dy herë në javë, edhe kur nuk keni dhimbje.