Vaji i Farave të Rrushit, parandaluesi efikas i variçeve dhe strijave

0
42

I pasur në nutrientë, si acide yndyrore esenciale ( acidi linoleik, acidi oleik etj), vitamina ( E, C, D etj ), antioksidantë (proantocianidina oligomerike, resveratroli etj), vaji i farave të rrushit përbën një “thesar” për mirëqenie të përgjithshme. Ai karakterizohet nga veti të theksuara: antioksidante, antiinflamatore, tonifikuese, rigjeneruese, ushqyese, hidratuese.

Përveç se ul kolesterolin e keq në gjak, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe parandalon sëmundjet kardiake, parandalon ateriosklerozën, sëmundjen e Parkinsonit dhe të Alzhaimerit stabilizon hipertensionin, përmirëson diabetin, lehtëson punën e traktit tretës, respirator e endokrin, rregullon balancën hormonale, trajton infetilitetin, ndihmon në hiperplazinë beninje të prostatës e prostatit, parandalon formimin e gurëve në veshka e tëmth rrit imunitetin. Vaji i farave të rrushit u vjen në ndihmë  sidomos  personave me probleme vaskulare, si  rozacea, kapilarë të kuq, vena varrikoze e hemorroide.

Efekti i vajit të farave të rrushit mbi problemet vaskulare lidhet me përbërësit e tij kryesore dhe vetitë e tyre:

Kompleksi proantocianidinë oligomerike, resveratroli, flavonoidet e tjera, vitamina E, janë antioksidantë të fuqishëm, të cilët luftojnë radikalet e lira, forcojnë muret e venave e të kapilarëve, përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe atë limfatik,stimulojnë sintezën natyrale të kolagjenit, elementi  esencial për elasticitetin e lëkurës,kanë efekt adstrigjent (shtrëngues) e tonifikues për lëkurën, nxisin rigjenerimin.

Acidi linoleik forcon membranën qelizore dhe murin e vazave të gjakut, ushqen, hidraton e përmirëson dukshëm lëkurën.

Vitamina C stimulon rritjen e qelizave, ndihmon në riparimin dhe konturimin e lëkurës dhe ofron mbrojtje nga rrezet UV.

Vitamina E përveç vetive antioksiduese, shërben edhe si  një hidratuese e shkëlqyer për lëkurën.

Çfarë mund të bëjë tjetër vaji i farave të rrushit për ju :

Lufton rrudhat dhe plakjen e lëkurës

Trajton aknet, pucrrat, njollat në lëkurë

Trajton rrathët e zi poshtë syve

Hidraton lëkurën dhe flokët

Trajton zbokthin dhe rënien e flokëve

Shpejton proçesin e shërimit ë të rigjenerimit të plagëve, djegieve, shenjave

Hipoalergjik, miqësor edhe me lëkurat sensitive

Parandalon kancerin

Zbut dhimbjen dhe enjtjen nga inflamacioni e artriti

Ka veprin hepatoprotektiv ( mbron mëlçinë)

E kush mund ti sigurojë të gjitha këto vlera ushqimore më mirë se Lideri ne Cilësi i cili e sjell këtë vaj 100% të pastër ( të papërzier me vajra të tjerë) dhe prodhuar në presim në të ftohtë, pa asnjë llojë konservuesi, ngjyruesi, aromatizuesi, e mbi të gjitha: Standartiuar me ISO 22000, standartizimi më i lartë i prodhimit./Sekretet e Natyrës