15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Vaji i farave të rrushit dhe përfitimet mahnitëse të tij në lëkurë

Më të lexuarat

Përfitimet shëndetësore të rrushit janë të shumta, sidomos nëse ju e përdorni atë rregullisht. Ai ndihmon në filtrimin e gjakut, lufton osteoporozën dhe trajton një sërë sëmundjesh të tjera. Kur flitet për rrushin, njerëzit sjellin ndër mend menjëherë verën.

Në tregun industrial dhe në atë natyral mund të gjesh vajra të llojeve të ndryshme si: vaj ulliri, palme, ricini, etj. Përveç tyre, ju mund të gjeni gjithashtu edhe vaj farash rrushi. Siç e tregon edhe emri, vaji nxirret nga farat e rrushit. Në fakt, është një produkt pak i njohur, por shumë i shëndetshëm. Vaji i farave të rrushit është shumë i dobishëm për lëkurën.

Falë pranisë së komponentëve antioksidantë dhe anti-inflamatorë, ky vaj është një përbërë si përsosur për të luftuar shfaqjen e akneve. Aplikimi i tij parandalon akumulimin e baktereve apo organizmave të tjerë në poret e lëkurës.
Falë pranisë së astringjentëve të farave të rrushit, ky lloj vaji është shumë i prshtatshëm për njerëzit me lëkurë të yndyrshme. Kështu, ai ka aftësi të pastrojë yndyrën e akumuluar në lëkurë.

Rrathët e zinj poshtë syve janë një problem i zakonshëm që prek shumë njerëz. Vaji i farave të rrushit funksionon në mënyrë perfekte në eliminimin e tyre dhe për më tepër nuk e irriton lëkiurën.
Rinovon indet e lëkurës falë vetive antioksiduese dhe pranisë së vitaminës C. Duke e përdorur atë, ju stimuloni rigjenerimin e lëkurës dhe prodhimin e kolagjenit. Kështu, ai ndihmon në zbutjen e rrudhave ekzistuese dhe parandalon formimin e rrudhave të reja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit