5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Vaclav Havel: Si e pranova postin e presidentit

Më të lexuarat

Në Uashingtonin e 7 prillit 2005, Vaclav Havel do të hidhte në letër këto rreshta për largimin e tij nga Çekia. “U largova për në Amerikë. U largova për dy muaj së bashku me familjen, me Dashën, me dy qentë dhe vajzën e saj Madlenkën. U largova me shpresë se këtu do të gjej më shumë kohë dhe përqendrim për ndonjë shkrim.

Tashmë dy vite nuk jam president dhe kam filluar të jem nervoz se deri më tani asgjë serioze nuk kam shkruar. Kur me pyesin nëse shkruaj e se çfarë shkruaj, nevrikosem paksa dhe them se gjatë jetës sime kam shkruar shumë, sigurisht më shumë se pjesa më e madhe e bashkëqytetarëve të mi e se shkrimi nuk është një detyrim i prekshëm.

Këtu jam mik i Bibliotekës së Kongresit, ku më është rezervuar një ambient shumë i qetë dhe i këndshëm, ku mund të shkoj kur dëshiroj dhe mund të bëj çfarë të dua. E për këtë kurrkush nga unë nuk do asgjë. Kjo është e mrekullueshme”. Pas angazhimit politik, njeriu që ishte kthyer në frymëzim për politikën ndjente se i mungonin kohët e kaluara me shkrimin. Ai i rikthehet shkrimit fillimisht me përgjigjen e disa pyetjeve për gazetarin Karel Hvizhgjala.

Libri më këtë intervistë të gjatë do të botohet në shumë gjuhë të botës mes të cilave edhe shqipja nën përkthimin e Ilir Alushit e “botimeve 55”.Pyetja e parë që ai i bën ka të bëjë me faktin në e kishte parandjerë ndonjëherë angazhimin e tij politik gjatë kohës kur bënte rolin e dramaturgut, eseistit apo mendimtarit. “Nuk mendoj që në jetën time mund të gjendet një vijë ndarëse midis kohës, kur nuk i jam kushtuar politikes dhe kohës kur i jam kushtuar.

Në njëfarë mënyre me politikën dhe çështjet publike jam marrë gjithnjë e në njëfarë mënyre – dhe duke më konsideruar vetëm si shkrimtar – kam qenë tregues politik. Në kushtet e regjimeve totalitare, politika konsiderohet gjithçka, të themi dhe një koncert i muzikës rok. Ndryshimet, sigurisht, janë, por këto ekzistojnë në llojin dhe dukshmërinë e pasojave politike të asaj çfarë kam bërë: ndryshe ishin në vitet gjashtëdhjetë dhe ndryshe në vitet tetëdhjetë.

I vetmi moment kyç në jetën time nga kjo pikëpamje ishte momenti kur në nëntor të vitit 1989 vendosa të pranoj kandidaturën për president. Në këtë moment nuk kishin të bënim më me ndikimin politik të asaj që bëj dhe filloi periudha e funksionit politik me të gjitha çfarë ajo përmban. Ngurrova deri në momentin e fundit”, shprehet Havel. Por ky vendim nuk ishte i lehtë. Ai tregon hapur se ka pasur shumë ngurrime dhe frikë. “Ishte diçka krejt e re për mua.

Unë nuk isha i përgatitur për këtë rol, me ndryshim nga presidentët amerikanë që përgatiten për këtë funksion. Për këtë ndryshim thelbësor të jetës sime duhej praktikisht të vendosja brenda disa orëve. Së fundi triumfoi apeli i ambientit që më rrethonte mbi përgjegjësinë time personale: më thanë pikërisht atë që më vonë shpesh ia përsërita të tjerëve të cilët u përpoqa t’i ftoj në politike duke i thënë se nuk është e drejtë që tërë jetën vetëm të kritikojnë dhe kur kanë mundësi të tregojnë se kjo mund të bëhet më mirë atëherë të tërhiqen anash.

Ky apel ishte i shoqëruar dhe me konkluzionin se në një situatë revolucionare kjo është e vetmja zgjidhje dhe se të gjitha përpjekjet tona do të ishin të padobishme dhe të gjithëve të tjerëve do t’u kisha pështyrë në fytyrë nëse si figura kryesore e ngjarjeve do të kisha refuzuar të angazhohesha më tej dhe të përballojë pasojat e veprimeve të mia”, shprehet Havel. Në atë kohë ai ishte i martuar me Olgën e cila ishte një ndër përkrahëset e vendimeve të tij.” Për sa i përket kandidaturës për president dhe ajo si unë kishte dyshimet e saj, ndoshta më të forta. Por, së fundi, ma dha aprovimin e saj”, tregon Havel.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit