20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ushtrimet në fëmijërinë e hershme

Më të lexuarat

Prindërit duhen të kujdesen për atë që fëmijët e tyre të ushtrojnë të paktën tri orë në ditë, respektivisht të jenë tri orë aktivë gjatë ditës. Këto janë rekomandimet e ekspertëve që të shmanget ajo që fëmijët të rriten si të trashë.

Fëmijët më të vegjël se pesë vjeç duhen të nxiten për të ecur deri te kopshti ose te shitorja, derisa foshnjat po ashtu duhen të nxiten të jenë sa më shumë aktivë gjatë lojës.
Parashikohet që deri në vitin 2050 gati dy të tretat e fëmijëve mund të jenë të trashë, respektivisht mund të kenë më shumë kilogramë, në raport me gjatësinë e tyre.
Mjekja Sally Davies nga Britania e Madhe tha që hulumtimi tregon që ushtrimet në fëmijërinë e hershme janë parakusht i mirë për jetë, trup dhe shpirt të shëndetshëm.
Ushtrimet të cilat ekspertët i rekomandojnë më së shumti për fëmijë janë vrapimi, notimi, kërcimi dhe vozitja me biçikletë.
Zgjatja po ashtu është një nga aktivitetet të cilat u rekomandohen fëmijëve. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit