7.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Ushtria për Sirinë e Lirë merr nën kontroll katër vendkalime kufitare

Më të lexuarat

Ushtria për Sirinë e Lirë ka marrë kontroll të ënjtën të së paku katër vendkalimeve kufitare me Turqinë si dhe Irakun fqinj.

Çlirimtarët kanë marrë kontrollin e tre vendkalimeve kufitare me Turqinë fqinje dhe një në kufi me Irakun raporton El Arabije.

Bab el Hawa, Bal el Salam dhe Jarablus janë vendkalimet qe janë nën dorën e ushtrisë kryengritëse tani, gjë qe raportohet edhe nga agjencitë ndërkombëtare si Reuters dhe AFP.
Ndërsa në kufi me Irakun raportohet nga AFP-ja franceze se Ushtria për Sirinë e Lirë ka nën kontroll vendkalimin El Bukamal./mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit