6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ushtria izraelite sulmon sërish palestinezët nga ajri

Më të lexuarat

Ushtria izraelite ka kryer një sulm tjetër ajror kundër palestinezëve të mbledhur një tubim paqësor në kufirin e Gazës në kuadër të aktiviteteve “Marshimi i Kthimit të Madh”.

 

Një avion luftarak i ushtrisë izraelite ka bërë sulm ajror në vendin ku ishin mbledhur të rinjtë palestinezë për protestë paqësore, në zonën Melleke, në lindje të Lagjes Shuxhaije në kufirin e Gazës.

Ende nuk është bërë ndonjë deklaratë për viktima apo të plagosur në këtë sulm ajror të ushtrisë izraelite.

Kurse ushtria izraelite përmes një komunikate me shkrim ka bërë të ditur se një avion luftarak ka kryer sulm kundër një grupi, që pretendohet se ka dërguar nga Gaza drejt zonave të banuara në anën izraelite të kufirit balona që digjeshin.

Nga ana tjetër Ministria e Shëndetësisë në Gaza përmes një deklarate të shkruar njofton martirizimin e palestinezit 21 vjeç Imad Davut Ishtejvi, i cili ishte plagosur si pasojë e zjarrit që kishin hapur ushtarët izraelitë gjatë ndërhyrjes ndaj protestave në lindje të qytetit të Gazës.

Si pasojë e ndërhyrjes së ushtarëve izraelitë në protestat e organizuara në zona të ndryshme në kufirin lindor të Rripit të Gazës janë plagosur 20 palestinezë, njëri në gjendje kritike, sipas të njëjtës deklaratë.

Që nga 30 marsi palestinezët organizojnë në kufirin e Rripit të Gazës me Izraelin tubime paqësore me emrin “Marshimi i Kthimit të Madh”. Izraeli vazhdon ta mbajë ende të izoluar Rripin e Gazës përmes bllokadës ekonomike që zbaton nga viti 2006.

Ushtarët izraelitë hapin zjarr me plumba të vërtetë mbi civilët palestinezë që kërkojnë të rikthehen në tokat e tyre, nga të cilat janë dëbuar e internuar me forcë.

Njoftohet se më shumë se 180 palestinezë janë martirizuar nga ndërhyrjet e ushtarëve izraelitë në protestat paqësore që vazhdojnë të organizojnë palestinezët nga 30 marsi e këtej.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit