11.3 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ushtarët izraelitë plagosin 2 të rinj palestinezë

Më të lexuarat

KUDS (AA) – Dy të rinj palestinezë të cilët ishin duke udhëtuar në një automjet në Bregun Perëndimor të okupuar janë plagosur si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, ushtarët izraelitë kanë hapur zjarr ndaj një automjeti në të cilën gjendeshin të rinjtë palestinezë, në afërsi të qytetit El Halil në Bregun Perëndimor.

Si pasojë e zjarrit janë plagosur 2 të rinj palestinezë. Të plagosurit janë dërguar në spitalin shtetëror në El Halil.

Zyrtarët e spitalit në një deklaratë për AA treguan se njërit nga të rinjtë ishte i qëlluar me 4 plumba në shpinë, ndërsa tjetri ishte plagosur nga dora.

Ushtria izraelite ende nuk ka dhënë deklaratë në lidhje me incidentin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit