12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Ushtarët izraelitë hedhin gaz lotsjellës në një shkollë fillore palestineze

Më të lexuarat

Ushtarët izraelitë kanë hedhur bombë me gaz lotsjellës në një shkollë fillore palestineze në pjesën jugore të Bregut Perëndimor nën pushtim.

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët mësohet se ushtarët izraelitë në orët e para të mëngjesit kanë hedhur bombë me gaz lotsjellës në kopshtin e shkollës fillore që ndodhet në qytetin El-Khalil në pjesën jugore të Bregut Perëndimor nën pushtim

Si pasojë e gazit lotsjellës dhjetëra fëmijë dhe mësuesit kanë patur probleme në frymëmarrje dhe se janë dërguar në spital për shkak se janë përballur me rrezikun për t’u mbytur.

Ndërkohë që zyrtarët izraelitë dhe palestinezë ende nuk kanë bërë ndonjë deklaratë në lidhje me arsyen e hedhjes së gazit lotsjellës në shkollën fillore nga ushtarët izraelitë./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit