7.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

USHT dhe Universiteti turk “Karamanoglu”, projekte shkencore për fonde nga BE

Më të lexuarat

Këtë e dëshmon edhe Kongresi Ndërkombëtar i Shkencave të Biologjisë Aplikative, ku marrin pjesë profesorë nga vendi ynë dhe nga Universiteti “Karamanoglu” i Turqisë.

USHT dhe universiteti turk do të konkurrojnë me dy projekte të përbashkëta, në përpjekje për të tërhequr fondet evropiane që ndahen për hulumtime shkencore.

“Një nga platformat më të rëndësishme për projekte është ajo e BE-së “Horizont 20 20”, ku Turqia dhe Maqedonia kanë të drejta të plota të aplikojnë si të gjitha shtetet e tjera të BE-së”- tha Bashkim Ziberi nga USHT.

“Kemi nënshkruar marrëveshje me USHT-në, që përfshin këmbim të studentëve dhe stafit akademik . Me rëndësi të veçantë janë projektet e përbashkëta me të cilat do të konkurrojmë në organizmat evropiane”- deklaroi profesori nga Universiteti “Karamanoglu” i Turqisë, Mehmet Karatash.

Por, profesorët thonë se për realizimin e hulumtimeve shkencore duhet rritur buxheti. Ata janë optimistë se këto projekte do të kontribuojnë në zhvillimin e punës kërkimore shkencore.

“Siç dihet, buxhetet për këto pika hulumtuese janë shumë të vogla. Ndahet buxhet për aktivitete kërkimore hulumtuese dhe mendojmë se në të ardhmen këto projekte duhet të përkrahen dhe të ndihmohen në aspektin material këto organizime, kongrese, tubime veçanërisht të shkencave natyrore”- theksoi profesori universitar, Bujar Durmishi.

Sipas profesorëve universitarë, bashkëpunimet e tilla mundësojnë përfitimin e njohurive të reja në arsim, shkencë dhe veprimtari aplikative.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit