12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ushqimi i nënave gjatë gjidhënies

Më të lexuarat

Mënyra më e mirë, më e sigurt, më e shëndetshme dhe më e lirë e të ushqyerit të foshnjës suaj është me qumësht gjiri.

Vënia e rregullt e fëmijës në gji është metoda më e mirë për të nxitur fluksin e qumështit të gjirit. Qumështi i gjirit e mbron fëmijën nga sëmundjet e ndryshme dhe e bën më të qëndrueshëm ndaj infeksioneve dhe alergjive, mirëpo, në anën tjetër, të ushqyerit me qumësht gjiri e mbron edhe shëndetin e nënës. Posaçërisht, në vitin e parë të jetës, varet mirëqenia dhe shëndeti i foshnjës tuaj nga ushqimi i drejtë. Shtrohet pyetja se çfarë ushqimi duhet të hajë nëna gjatë kohës së gjidhënies për një ushqim me gji të suksesshëm? Një ushqim i balancuar gjatë shtatzënisë dhe pas shtatzënisë favorizon dhënien me gji. Prandaj, ushqimi i nënës duhet të jetë i shumëllojshëm, të përfshijë ushqime bimore, shumë fruta dhe perime të freskëta, produkte të qumështit, vezë, mish dhe peshk. Në gatim është e preferueshme që të përdorini kripë të jodizuar dhe me fluor.

Për formimin e kockave foshnja ka nevojë shumë për kalcium dhe fosfat, prandaj nëna duhet të pijë 200-500 ml qumësht ose të hajë produkte të qumështit si p.sh.: kos, jogurt, gjizë apo djathë. Foshnjat kanë nevojë për vitamina të shumta e posaçërisht për vitaminën C, prandaj nënat duhet që minimumi një herë në ditë të hanë fruta dhe perime. Foshnjat kanë nevojë për hekur për formimin e gjakut, i cili gjendet në mëlqi, mish dhe në të verdhën e vezës, prandaj nënat duhet t’i hanë këto lloje të ushqimit.
Nëna e cila e ka fëmijën në gji pi për nevojat e saj normale minimumi 1 litër lëngje shtesë në ditë. Këtu hyjnë: lëngjet e frutave dhe të perimeve, qumështi si dhe llojet e ndryshme të çajërave.
Është mirë që t’i shmangeni sheqerit sintetik dhe produkteve që përfitohen nga ai pasi që ndikimi që ato ushtrojnë nuk është vërtetuar ende! Shmanguni nga medikamentet e ndryshme, përdorni ato vetëm me konsultimin e mjekut tuaj!
Përdorimi i vitaminave shtesë ndihmon në ruajtjen e flokëve ndërsa kalciumi në ruajtjen e dhëmbëve andaj është e këshillueshme që t’i përdorni këto derisa jeni në gjidhënie.
Këshillë: Hiqni dorë nga dieta për dobësim për shkak të nevojave të shtuara për energji gjatë periudhës së gjidhënies të fëmijës suaj.

Përgatiti: Blerta Shaqiri

/pertymoter.net/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit