Ushqimet që nuk janë aq të shëndetshme

0
49

Sot është e vështirë për të ngrënë ushqim të shëndetshëm. Ushqimi jo i shëndetshëm është aq i shijshëm, por edhe ushqimi i shëndetshëm nuk është pa shije. Ka arsye të mira pse disa ushqime etiketohen si jo të shëndetshme. Nivelet e larta të natriumit, sheqerit dhe kalorive të tepërta mund të shkaktojnë shumë probleme shëndetësore. Këto ushqime janë konsideruar të shëndetshme, por në fakt nuk është ashtu.

– Kokoshkat: Kokoshkat zakonisht janë konsideruar si një alternativë e shëndetshme ndaj patatinave dhe ushqimeve tjera të kripura. Përderisa patatet e skuqura përmbajnë vlera të vogla ushqyese, kokoshkat përmbajnë fibra por edhe hekur. Megjithatë, kokoshkat nga mikrovala nuk janë aq të shëndetshme. Prodhuesit e tyre përdorin diacetil, i cili prodhon aromën artificiale të gjalpit dhe kjo është shumë keq për mushkëritë. Përveç diacetilit, këto kokoshka përmbajnë nivele të larta të kripërave dhe yndyrave.

– Lëngjet e frutave: Frutat janë natyrisht të ëmbla, të shijshme, por edhe të shëndetshme për organizmin. Megjithatë, frutat shumë lehtë mund të dëmtohen dhe vështirë ruhen, kështu që shumë njerëz përcaktohen për lëngje frutash në vend të frutave. Por, lëngjet e frutave shpesh nuk janë më të mirë se pijet e gazuara, kështu të paktën pretendon Robert Lasting, autor i librit “Fat Chance: The Bitter Truth About Sugar”. Lasting thotë se një gotë me lëng portokalli të qind për qind mund të jetë më e keqe se një gotë me pije të gazuar. Ajo mund të përmbajë deri në 25 gram sheqer që është më shumë se numri i gramëve të sheqerit në gotën e mbushur me pije të gazuar.