7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ushqimet që ndihmojnë të luftohet depresioni

Më të lexuarat

Një në katër njerëz kanë probleme me depresionin dhe në mbarë botën është rritur përdorimi i ilaçeve kundër depresionit.

Në mbarë botën ky problem i prek 350 milionë njerëz. Por shkencëtarët theksojnë se ekziston një zgjidhje që nuk e përfshin kiminë, dhe ky është ushqimi që do t’ju ndihmojë ta luftoni këtë gjendje.

Cilësia e ushqimit dhe mënyra e jetesës mund të lidhen me një numër gjendjesh mendore. Nutricionistja May Simpkin thotë se beson se depresioni është një simptomë e çrregullimit të ekuilibrit në trup në të cilin ushqimi e luan një rol kyç, transmeton Koha.net. Truri është një “makinë” që punon 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë dhe për këtë arsye duhet të konsumojë ushqim cilësor.

Konsumoni proteina të mjaftueshme
Neurotransmetuesit e mirë, serotonina dhe dopamina përbëhen nga aminoacidet apo proteinat. Hani mish të mjaftueshëm, mish pule, peshk, kuinoa, vezë, tofu, qumësht, djathë, bizele dhe bishtajoret, të cilat përmbajnë proteina esenciale për prodhimin e aminoacideve.

Vitamina B është miku juaj
Proceset kimike që ndodhin në trup shpesh kërkojnë kofaktorë, dhe vitamina B e luan një rol kyç në konvertimin e aminoacideve në neurotransmetues. Nëse nuk konsumoni mjaft vitamina B nuk do të prodhoni sasi të mjaftueshme të serotoninës dhe dopaminës. Vitamina B mund të gjendet në spinaq, bizele, thjerrëza, kuinoa, salmon, vezë dhe arra pekan.

Yndyrat e shëndetshme janë kyç
Qelizat nervore në trup përbëhen nga yndyra dhe duhet të merren përmes ushqimit. Ushqimet e pasura me yndyrë e përfshijnë salmonin, sardelet, skumbrin, avokadon dhe arrat.

Kujdesuni për zorrët tuaja
Pothuajse 95 për qind e serotoninës prodhohet në zorrë dhe flora e tyre e luan një rol të madh në traktin e shëndetshëm të tretjes. Konsumoni fibra të mjaftueshme për ta inkurajuar zhvillimin e baktereve të shëndetshme me qëllim që ta shpërbëni më shpejt sheqerin dhe ushqimet e tjera. Ato mund t’i gjeni në ushqimet acidike si: trangujt turshi dhe lakra turshi.

Reduktoni konsumin e ëmbëlsirave
Shmangia e sheqerit të përpunuar e përmirëson disponimin. Sheqeri absorbohet shpejt në gjak dhe prodhon energji, por vetëm për një kohë të shkurtër. Pas kësaj pason një rënie dhe insulina lirohet shpejt për ta larguar sheqerin nga gjaku, përcjell Koha.net. Kjo është arsyeja se pse do të ndiheni të lodhur, letargjik dhe nervoz. Në vend të ëmbëlsirave/sheqerkave konsumoni drithëra, patate të ëmbla dhe perime, sidomos karota, ndërsa sasi të mjaftueshme do të merrni edhe nga peshku, mishi i pulës, vezët dhe kuinoa.

Kontrolloni hormonet tuaja
Çekuilibri i hormoneve seksuale të estrogjenit dhe progesteronit mund të çojë në përdorimin e antidepresantëve. Ekuilibroni ato me ushqim. Konsumoni ushqime të bazuara në estrogjen, ndërsa progesteronin mund ta gjeni në bizele dhe fasule.

Reduktoni peshën tuaj
Në një studim të publikuar në vitin 2015, obesiteti është i lidhur me inflamacione dhe depresion. Nëse jeni obesë, zvogëloni peshën tuaj. Këtë mund ta arrini duke konsumuar perime, proteina të mira dhe yndyra të mira.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit