7.2 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ushqimet e porositura online, trendi i kohës që po rritet me shpejtësi

Më të lexuarat

Në një epokë kur ne mund të shikojmë, lexojmë ose bëjmë gjithçka që duam me një klik, ushqimi do të jetë e ardhmja. Ushqimet e porositura madje dhe online mund të dorëzohen në derën tuaj për 10 minuta.

Është “beteja për natën e së enjtes”, thotë Martin Kneebone, drejtor menaxhues i firmës për kërkimin dhe analizën e tregut ushqimor në Melbourne. Ky treg i lulëzuar po rritet me shpejtësi. Është një bum që nuk po ngadalësohet. Madje gjiganti Amazon shumë shpejt do të fillojë të përcjellë kuti me vakt në shtëpitë e SHBA, ndërsa The New York Times planifikon të japë përbërës për recetat e saj në internet.

Restorantet po e zgjerojnë shtrirjen dhe ekspozimin e tyre duke shfrytëzuar mjetet e marketingut dhe bazat e të dhënave të platformave. Aplikacionet po ndihmojnë gjithashtu  trendet e ushqimit të përhapen më shpejt. Si shërbimi më i madh i ofrimit të ushqimit në Australi në dekadën e fundit, Menulog lidh rreth 2.9 milionë konsumatorë me më shumë se 8600 restorante e lokale. Dy vite më parë, Just Eat Group i Britanisë së Madhe bleu biznesin dhe tashmë ka nisur ofrimin e robotëve për shpërndarjen e ushqimit.

Ushqimi vegjetarian është një ndër më të preferuarit në porositë online. Sigurohuni që ka një platformë për shpërndarjen e ushqimit edhe për ju!
Ushqimi i porositur mund t’ju kursejë kohë dhe t’ju ofrojë cilësi!

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit