6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Uruguaj, shtetëzohet hashashi

Më të lexuarat

Uruguaj është shndërruar në shtetin e parë në botë që do të shesë hashash tek qytetarët e interesuar.

Në vende të tjera si Holanda, ku konsumi i substancave të lehta narkotike është i liberalizuar, rritja e bimëve, kulitivimi dhe shitja udhëhiqet nga subjekte të licensuara private, ndërsa në Uruguaj, në bazë të ligjit të ri, i gjithë procesi do të jetë i shtetëzuar.

Në bazë të planit, shteti do të formojë një bazë me të dhëna, ku do të regjistrohen të gjithë shtetasit mbi 18 vjeç që duan të konsumojnë drogën, në mënyrë që të njihet destinacioni se ku do të përfundojë lënda narkotike.

Ajo do të shitet tek kushdo në bazë të çmimit të tregut, ndërsa fitimet do të shkojnë në arkën e shtetit, duke qenë se biznesi është 100% shtetëror.

Ministri i Mbrojtjes, Eleuterio Fernandez Huidobro, deklaroi se këto masa synojnë të dobësojnë krimin në vend, duke u hequr fitimin shpërndarësve të drogës dhe duke përqendruar përdoruesit tek drogat e lehta./tch/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit