9.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Uruguai legalizon marihuanën

Më të lexuarat

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Uruguait ka miratuar të enjten ligjin për shitjen e kontrolluar të marihuanës.

Dhoma e deputetëve ka votuar 50 me 46 këtë ligj, pas 13 orë debat, me të cilin legjislacion tani iu lejohet njerëzve mbi moshën 18 vjeçe që regjistrohen në bazën e të dhënave të përdoruesve, që të blejnë 40 gramë marihuanë në muaj në farmacitë, ose të rrisin vet deri në gjashtë bimë kanabis.

Nisma e qeverisë së presidentit Jose Mujica tani do të dërgohet në senat për votim.

Nëse ky legjislacion kalon, atëherë shteti do të ketë “kontrollin dhe do të rregulloj aktivitetet e importit dhe eksportit, mbjelljes, kultivimin, vjeljen, prodhimin, dhe përvetësimin e çdo kapaciteti, magazinimin, marketingun dhe distribuimin e kanabisit”, thuhet në këtë ligj.

Opozita e prirë nga Partia Kollorado ka kundërshtuar legalizimin e marihuanës, duke thënë se rezultatet kanë treguar se nisma të tilla nuk kanë ulur konsumimin në asnjë shtet. /Rel/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit