7.4 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Urtësia e radhitjes së shkronjave në gjuhën arabe

Më të lexuarat

Ndonjëherë renditja e shkronjave në disa fjalë arabe e tregon elementin e vërtetë fizik të atyre gjërave të cilave iu referohet kuptimi i atyre fjalëve.

Le të marrim për shembull:
( عَسَلٌ = ع س ل ) mjaltë i bletës; (ل س ع لَسَعٌ = ) thumbim, kafshim.

Këto dy fjalë janë të përbëra nga të njëjtat shkronja, por në renditje të kundërt.
Mirëpo, si pasqyrohet kjo në kuptimin e vërtetë të fjalës?

Fjala عَسَلٌ e tregon mjaltin i cili vjen nga pjesa e përparme e bletës, ose nga goja e saj, ndërsa fjala لَسَعٌ e tregon foljen „për të thumbuar“, siç është e njohur, thumbi i bletës gjendet në pjesën e pasme të trupit saj, që do të thotë, se bleta kafshon nga prapa. Përkatësisht, bleta jep mjaltë nga ana e përparme e saj, ndërsa kafshon nga ana e pasme e saj, pikërisht ashtu siç është edhe folja لسع (thumbim, kafshim) me vendosjen e shkronjave të fjalës عَسَلٌ – mjaltë, në mënyrë të kundërt.

Edhe një tjetër kuriozitet interesant në lidhje me anatominë e trupit të bletëve është se ato i kanë fijet e ngarkuara elektrostatike, andaj poleni me lehtësi kapet për këmbët e tyre. Me këtë veçori të pazakontë produktiviteti i bletëve arrin në maksimum, sepse çdo milimetër i trupit të saj është i aftë të mbajë polen.
Gjithashtu, në vitin 2006, është publikuar rekordi gjenetik i bletëve të mjaltit apis mellifera. Kështu bleta është insekti i tretë, gjeni i të cilit është deshifruar plotësisht, pas mizës dhe mushkonjës. Brenda ADN-së së bletëve, shkencëtarët kanë zbuluar ngjashmëri të habitshme dhe lidhje të bletëve me gjitarët dhe njerëzit. Është zbuluar se sipas orës biologjike të cilën bletët e bartin në vetvete, bletët më shumë u përngjajnë gjitarëve sesa mizave. Kjo orë rregullon një numër aktivitetesh, duke përfshirë edhe navigimin, caktimin e kohës, si dhe gjuhën e bletëve, e cila përdoret për të njoftuar për burimet dhe vendet e ushqimit.
Përveç kësaj, bleta ka 16 çifte kromozomesh, e cila është e barabartë me numrin rendor të sures en-Nahl (Bletët) në Kur’an:

… Ushqehu me gjithfarë lloje frutesh dhe ec rrugës së Zotit tënd përulshëm!” Nga barku i tyre del pije (mjaltë) ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç për njerëzit. Kjo, me të vërtetë, është argument për ata që meditojnë.“ (en-Nahl, 69)

Akos.ba

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit