16.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Urtësia e mjekësisë profetike: Mjalti

Më të lexuarat

-Dr. John Andrew Morrow

Në Kaptinën e Bletës, Allahu i gjithëfuqishëm i përshkruan bletët dhe mjaltin me këto fjalë: “Nga barku i tyre del lëng ngjyrash të ndryshme, në të cilin ka ilaç e shërim për njerëzit. Vërtet që kjo është shenjë për ata që përsiatin.” (Kur’ani 16:69). Kur’ani e përmend mjaltin edhe në një rast tjetër (47:15), kur përshkruan lumenjtë e mjaltit të gjendur në parajsë.

Profeti Muhamed a.s, njëherë tha: “Pasha Atë në duart e të cilit është shpirti im, hani mjaltë, pasi nuk ka shtëpi në të cilën gjendet mjalti për të cilën ëngjëjt të mos luten për mëshirë. Nëse një person ha mjaltë, njëmijë shërime futen në stomakun e tij dhe njëmijë sëmundje dali jashtë. Nëse një person vdes dhe brenda organizmit të tij gjendet mjaltë, zjarri nuk do ta prekë trupin e tij.” Ai raportohet gjithashtu të ketë thënë: “Pijet shoqërohen me mjaltë. Ai ruan zemrën dhe largon ftohjen nga kraharori.”. Gjithashtu transmetohet që Profeti të ketë thënë: “Ai që kërkon mbrojtje, le të hajë mjaltë.” Për mjaltin, Profeti gjithashtu ka thënë: “Ai të mpreh shikimin dhe fuqizon zemrën.”

Profeti a.s gjithashtu i tha pasuesve të tij: “Ka dy kura për ju: mjalti dhe Kur’ani.”. Një shkrimtar arab, Ibn Majili, citon fjalët e Profetit: “Mjalti është ilaç për trupin dhe Kur’ani është ilaç për shpirtin. Përfitoni nga përdorimi i Kur’anit dhe i mjaltit.”. Sipas një tjetër transmetimi nga Ibn Mesudi, “Ju keni dy kura: Kur’anin dhe mjaltin. Kur’ani është ilaç për shpirtin, ndërsa mjalti për çdo sëmundje.

Transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi se një person, Abu Said Kudri, erdhi tek I Dërguari i Allahut dhe u ankua se djali i tij kishte dhimbje stomaku. Profeti i tha atij: “Jepi mjaltë!”. Profeti i shpjegoi atij rëndësinë e pirjes së mjaltit duke qenë se ai ishte një kurë nga Allahu. Në një transmetim tjetër, Profeti shpjegon se “dhimbja ne mes vjen nga venat e veshkave. Kushdo që është në gjendje të keqe duhet ta trajtojë veten me mjaltë dhe me ujë të ngrohtë.”

Sipas Aishes, Profeti e dëshironte shumë mjaltin. Ai pinte një lëng të përbërë nga mjalti, qumështi dhe rrushi i thatë. Çdo mëngjes ai konsumonte një gotë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë. Ai gjithashtu tha se mjalti nuk duhet të refuzohet: “Mos e refuzoni mjaltin kur ju ofrohet.”

Sipas Ali Ibn Abu Talib, “Kur dikush ka dhimbje, t’i japë bashkëshortes 2-3 derhem që të blejë mjaltë, ta përziejë me ujë shiu dhe ta pijë. Do ta shërojë dhe do t’i bëjë aq mirë si të ishte ujë i bekuar.”

Dr.Jon Andrew Morrow është professor në Ivy Tech. Përveç PhD-së të kryer në Universitetin e Torontos, ai ka kryer studime të plota islame dhe ka botuar një numër artikujsh dhe librash, përfshi Enciklopedinë e Mjekësisë Bimore Islame.  

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit