12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Urimi i veçantë i Klopp për Salah: Duhet të krenohesh me çmimin, rrëmbeje dhe eja në shtëpi se kemi ndeshje të martën

Më të lexuarat

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, nuk e ka fshehur gëzimin pas shpalljes së Mohamed Salahut si ‘PFA Lojtari i Vitit’ në futbollin anglez.

Strategu gjerman i ka dërguar një video-urim të veçantë lojtarit të tij pas e fitoi çmimin të dielën mbrëma.

“Në futboll është gjë e rrallë të fitosh si individ, mirëpo kjo skuadër ngritet nga personaliteti, lojtarët dhe jam shumë i kënaqur që kam qenë trajneri yt gjatë këtij viti”.

“Mendoj se ky çmim, për të cilin je votuar nga të gjithë lojtarët tjerë në të gjitha ligat në Angli, është një nder i jashtëzakonshëm për ty dhe për familjen tënde, për të cilin duhet të krenoheni”.

“Kemi pasur një rrugëtim të shkëlqyer deri më tani, por na kanë mbetur edhe disa hapa për t’i bërë”.

“Tash, të lutem, rrëmbeje trofeun dhe eja në shtëpi… luajmë të martën!”, ka thënë Klopp duke ia uruar gjitha të mirat lojtarit të tij për të ardhmen.

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne dhe sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane, ishin konkurrentët më të afërt të Salah në garën për ‘PFA Lojtarin e Vitit’.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit