6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Uragani “Isaac” godet Luizianën

Më të lexuarat

Stuhia, e cila ka përfshirë zonat bregdetare me erëra deri në 130 kilometra në orë, pritet ta godasë New Orleans, saktësisht shtatë vjet pasi uragani Katrina e shkatërroi qytetin.

Uragani “Isaac” ka goditur tokën në juglindje të Luizianës dhe po shkon drejt New Orleans.

Autoritetet nuk kanë urdhëruar ndonjë evakuim në New Orleans, duke u thënë banorëve që të përforcojnë shtëpitë e tyre dhe të furnizohen me ushqime.

Ndërsa nuk është aq i fuqishëm sa Katrina, “Isaac” kërcënon të përmbysë brigjet e katër shteteve, raportojnë mediat.

Presidenti Barack Obama ka shpallur gjendje emergjente në Luizianë dhe Misisipi, duke lejuar fondet federale për autoritetet lokale.

Uragani ka lënë të vdekur të paktën 24 njerëz në Haiti dhe Republikën Dominikane, si dhe ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të konsiderueshme në Karaibe. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit