9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Uragani Harvey, mos u besoni këtyre fotografive – janë të rreme (Foto)

Më të lexuarat

Kjo foto përgjatë ujërave të shkaktuara nga Uragani Harvey në Teksas është 100 për qind e rreme. Asgjë rreth saj nuk është e vërtetë. Madje, një gjë e tillë në asnjë moment nuk ka ndodhur në botë.

Fotografia në fjalë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ishte shfaqur edhe gjatë Uraganit Irene në vitin 2011 dhe është hedhur në media sociale gjatë një përmbytjeje të madhe që nga ajo kohë.

Por peshkaqeni thuhet se fillimisht u shfaq në një shpërndarje të vitit 2005 në revistën Africa Geographic. Gjithsesi, thuhet se ishte “viktimë” e Photoshop-it.

Gjithsesi, kjo fotografi nuk është e vetmja foto e rreme që ju keni parë që kur Harvey ka përfshirë Teksasin të premten me erëra deri në 130mph.

Ju gjithashtu mund të keni hasur në fotografi që tregojnë Aeroportin Houston Bush nën ujë.

Është e vërtetë që të gjitha fluturimet nga ky aeroport janë pezulluar. Por kjo fotografi nuk është e vërtetë. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit