10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Uragani Dorian shkakton vdekjen e 5 personave në Bahama

Më të lexuarat

Të paktën pesë persona kanë gjetur vdekjen në Bahama nga Uragani Dorian, tha Kryeministri Hubert Minnis në një konferencë shtypi të hënën.

Ndërsa stuhia vazhdon përtej Oqeanit Atlantik drejt kontinentit amerikan, ajo gjithashtu la të plagosur të paktën 21 njerëz, tha Minnis.

“Dorian mbetet një stuhi jashtëzakonisht e rrezikshme”, tha Minnis më herët në Twitter, dhe shtoi se raportet që vijnë nga ishujt veriorë Abaco të Bahameve, ku stuhia godet me erëra shkatërruese dhe reshje shiu, tregojnë se “shkatërrimi është i paparë”.

Uragani, me shpejtësi të erës 295 kilometra në orë, është një nga uraganet më të fuqishëm të regjistruar ndonjëherë në Oqeanin Atlantik.

Dorian përshkon shtetin juglindor Florida të SHBA-së si një stuhi e kategorisë së katërt, bëri të ditur Qendra Kombëtare e Uraganit./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit