11.7 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

UPZ ndërtohet 150 mijë euro më shtrenjtë

Më të lexuarat

Ndërtimi i objektit të ri të Universitetit Publik të Prizrenit (UPZ) do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 150 mijë euro më shtrenjtë.
Kjo për faktin se drejtuesit e prokurimit të universitetit kanë zgjedhur kompaninë “Albes” nga Istogu, e cila ka ofertuar me çmim prej 733 mijë e 262 euro, përderisa oferta më e lirë ka qenë e kompanisë “Renelual&Puna” nga Prizreni prej 589 mijë e 570 euro, shkruan “Zëri”.
Përveç kësaj edhe 5 kompani të tjera kanë ofertuar me çmim më të lirë se kompania fituese, e cila është pronë e vëllezërve Mavraj nga Istogu.
Nuk është hera e parë që “Albes” fi ton tenderë nga universiteti që udhëhiqet nga rektori Mazllum Baraliu.
E njëjta kompani vitin e kaluar kishte fituar një tenderë tjerë në UPZ për rinovimin e objektit aktual të universitetit në vlerë prej 372 mijë euro.
Drejtuesit e UPZ-së arsyetohen se vlerësimi i ofertuesve ka qenë i drejtë dhe ka fituar kompania e përgjegjshme me çmimin më të lirë./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit