7 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

UP-ja shkel ligjin për ta bërë “Kamishin” asistent

Më të lexuarat

Emri i Bekim Haxhiut do të vihet këtë javë para senatorëve të Universitetit të Prishtinës, për t’i dhënë votën që të zgjidhet asistent në Fakultetin e Mjekësisë. Ai s’i plotëson të gjitha kriteret ligjore për të marrë të tillë thirrje akademike.

Senati formalisht voton listën e kandidatëve për thirrje të caktuara akademike, pasi të bëhet përzgjedhja nga organet e fakultetit dhe nga një komision profesional në Rektorat, shkruan “Koha Ditore”.

Puna në Fakultet ka përfunduar javën që shkoi. Në dy hallka i është dhënë drita jeshile “Kamishit”, nofkë kjo me të cilën njihet Haxhiu. Fillimisht në Komisionin recensues dhe të premten edhe në Këshillin e Fakultetit. Të hënën ka kaluar edhe në hallkën e tretë dhe të fundit para se të dalë në Senat – në Komisionin e studimeve të UP-së.

Deputeti i PDK-së është në rrugë për të marrë statusin e asistentit, falë ndryshimeve në Fakultet. Konkursi ishte shpallur në kohën sa ishte dekan Gani Bajraktari. Atëkohë, Komisioni recensues pati vendosur për dy nga 27 konkurrentët, duke lënë jashtë Haxhiun. Ishin Arbnore Ibrahimaj dhe Valentina Dushi. Të dyja ishin nën 30 vjeç dhe kishin notë mesatare më të lartë se 9.

Bekim Haxhiu është më shumë se 40 vjeç. Nota mesatare e tij është pak më e lartë se 8.

Me të tillë moshë, Haxhiu nuk i plotëson kriteret për t’u zgjedhur në ndonjërën prej këtyre dy thirrjeve: “asistent i ri” apo “asistent”.

Neni 186 i Statutit të UP-së përcakton që për titullin “asistent i ri” kandidati duhet të jetë nën moshën 28-vjeçare (respektivisht 30 në Fakultetin e Mjekësisë, duke i dhënë prioritet specialistit) kur emërohet për herë të parë. E, neni 185 i po të njëjtit Statut përcakton që për titullin e “asistentit” kandidati duhet të plotësojë edhe këtë kusht: të jetë nën moshën 35- vjeçare kur emërohet për herë të parë. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit