Universitetet, ku 20% e studentëve janë mysliman konsiderohen zona pa alkool

0
43

“Ne duhet të jemi më të kujdesshëm edhe në lidhje me seksin”, thotë zëvendës-kancelari i London Metropolitan University. Jessica Bariu, korrespondente edukimi.
Një universitet në Londër është duke marrë parasysh krijimin e zonave pa alkool në kampuset e tij për shkak se kaq shumë prej studentëve të universitetit që e konsiderojnë imorale (të ndaluar) pirjen e alkoolit.
Profesori Malcolm Gillies, zëvendës-kancelari i i London Metropolitan University, tha se shitja e alkoolit ishte një problem i “ndjeshmërisë kulturore” në institucionin e tij, ku një e pesta e studentëve janë mysliman. Duke folur në një konferencë të administratorëve të universitit në Mançester, ai tha se për shumë studentë, pirja e alkoolit ishte “një përvojë e pamoralshme”.
“Sepse nuk ka asnjë grup etnik shumicë [në London Metropolitan], unë mendoj se [shitja e alkoolit] është duke luajtur një rol në pjesë të veçanta të shoqërisë sonë shumë më tepër se, diku tjetër,” raportohet të ketë thënë në revistën Times High Education.
Ndër të tjera tha se ai e pa pak të arsyeshme për universitetin që të subvencionoheet për një bar studentor në një kampus, duke ditur se kampusi universitar më herët kishin “të paktën një gjysmë duzinë bare brenda 200m”.
Ai i tha për Guardian se përqindja e studentëve muslimanë në institucionin e tij ishte rritur dukshëm gjatë disa dekadave të fundit. Në të kaluarën studentët kanë qenë “anglo sakson”- tani 20% e studentëve tanë janë mysliman,” tha ai.
“Për këtë arsye ne duhet të mendonin se si të kujdesemi për këtë ekuilibër të shekullit të 21-të. Për shumë studentë tani, ardhja në universitet nuk është e lidhur vetëm me studentët që kishin një përvojë të madhe të pirjes së alkoolit (dhe që zgjedhnin këtë vend për këto mundësi të mëdha që ofronte). Bari i universitetit tashmë nuk është duke u përdorur për qëllimin sa për të cilin është synuar të përdoret,” tha ai.
Gillies gjithashtu i tha konferencës se universitetet kanë nevojë të jenë më të kujdesshëm në mënyrën se si e bëjnë portretizimin e tyre ndaj gjinisë dhe seksit qoftë në të kaluarën apo në të ardhmen.
“Ne kemi marrë një brez të ri që shpesh janë jashtëzakonisht konzervativë, dhe ne duhet të jemi shumë më të kujdesshëm në lidhje me seksin,” tha ai. Shumë studente femra muslimane shoqërohen në universitet me një mashkull të afërm. “Përvoja e këtyre studentëve do të jetë e ndryshme nga dikush që është grykës në një shoqëri çokollatash ose dikush që është në universitete për të kaluar një kohë … epshi.
“Si do ta shërbejmë bilancin e ndryshuar të studentëve tanë nëse vetë ne nuk evoluojmë?”.
Ala Alsamarrai, zëvendës-president i punëve të studentëve për Federatën e Shoqatave Studentore Islame, tha se studentët myslimanë duan që universitetet të jenë gjithëpërfshirëse në mënyrë që studentët “nga të gjitha sferat e jetës mund të vijnë dhe përvojat e tyre t’i ndajnë”.
“Alkooli është një pengesë për shumë studentë myslimanë që të marrin pjesë në ngjarjet argëtuese dhe shpesh në aktivitetet e shoqërisë, kështu që ne jemi në mbështetje të lëvizjeve që të ketë zona pa alkool dhe organizim të ngjarjeve pa alkool”, tha ajo. “Megjithatë, nëse një student dëshiron për të pirë, ne nuk jemi ata që i ndalojmë ata që të bëjnë një gjë të tillë.”
Hulumtimi i botuar në 2008 nga akademikë në universitetet e Leeds, Sheffield dhe Jorkut tregojnë se konsumi i alkoolit tek studentët bie me rrjedhën e studimeve të tyre. Hulumtuesit gjetën që 90% e studentëve konsumojnë alkool të paktën një herë në javë, e cila është gjerësisht në përputhje me popullsinë e përgjithshme.

/Guardian/Kohaislame.com