15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë thirrje për Jerusalemin

Më të lexuarat

Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë ka bërë thirrja që dita e sotme të shpallet “E premtja e zemërimit” si rezultat i shkeljeve të Izraelit prej disa ditësh në Xhaminë Al Aksa në Jerusalem

DOHA (AA) – Unioni Botëror i Dijetarëve Muslimanë ka bërë thirrja që dita e sotme të shpallet “E premtja e zemërimit” si rezultat i shkeljeve të Izraelit prej disa ditësh në Xhaminë Al Aksa në Jerusalem, raporton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate me shkrim, Unioni i ka bërë thirrje të gjithë muslimanëve në botë “ta shpëtojnë Jerusalemin dhe Xhaminë Al Aksa”.

“21 korriku, ditë e premte, është ditë e zemërimit kundër praktiave cioniste dhe ditë e mbështetjes për Jerusalemin dhe palestinezët atje”, thuhet në deklaratë.

Po ashtu, Unioni ka kërkuar nga bota islame të aktivizohen aktivitete kundër okupimit me sloganin “Shpëtojeni Aksa-në”, duke dënuar fuqimisht “mbylljen e Aksa-së dhe pengimin e faljes së namazit nga qeveria okupatore cioniste”.

“Ku është umeti islam teksa pengohet kryerja e një obligimi në një nga shtëpitë më të mëdha të Allahut në tokë”, thuhet në deklaratën e Unionit Botëror të Dijetarëve Muslimanë.

Ndryshe, më 14 korrik, ditën e premte, policia izraelite vrau tre palestinezë në kompleksin Al Aksa duke pretenduar se kanë sulmuar me armë, ndërsa deklaroi se gjatë incidentit janë plagosur dy policë izraelitë, të cilët kanë vdekur në spital.

Pas incidentit, forcat izraelite mbyllën portat e kompleksit Al Aksa. Të dielën, ata hapën dy porta të saj, duke vendosur detektorë elektronikë të sigurisë.

Palestinezët e kanë kundërshtuar këtë praktikë, duke protestuar dhe falur namazin para hyrjes së kompleksit Al Aksa.

Të martën që kaloi, forcat izraelite ndërhynë ndaj besimtarëve që falën namazin e jacisë afër hyrjes së Al Aksa-së, duke plagosur imamin e xhamisë Ekrima Sabri.

Në ndërkohë, hebrenj fanatikë të shoqëruar nga forcat policore kohë pas kohe kryejnë bastisje në Al Aksa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit