8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

UNICEF: Mijëra fëmijë të bllokuar në kufirin maqedono-grek

Më të lexuarat

Sipas UNICEF, mijëra fëmijë janë bllokuar në kufirin maqedono – grek si rezultat i gjendjes së rëndë në kalimet kufitare tokësore, duke u shndërruar në cak të keqpërdorimeve, por edhe duke patur rrezik për shëndetin e tyre.

UNICEF alarmon se ky kaos detyron fëmijët që të flejnë nën qiell të hapur, në kushte te këqia, pa ndonjë mundësi për t’u pastruar dhe për t’u ushqyer ashtu si duhet. Gjithashtu, ata janë në rrezik që të ndahen nga familjet.

Koordinuesi në terren i UNICEF-it për në Gjevgjeli, Jasper Jansen, dëshmon se fëmijët nën moshën pesë vjeçare janë bllokuar ndërmjet dy kufijve dhe se nuk mund të lëvizin as para, e as të kthehen prapa. Gjithashtu ai thotë se atyre u nevojitet strehë dhe pushim, si edhe duhet ta dijnë se çfarë i pret gjatë rrugës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit