6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

UNHCR: Mbi 70 milionë njerëz të zhvendosur në vitin 2018

Më të lexuarat

Sipas një raporti të ri të OKB-së, mbi 70 milionë njerëz u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre vitin e kaluar për shkak të luftërave, konflikteve dhe përndjekjeve.

Raporti i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët (UNHCR) i publikuar sot tregon se ky është niveli më i lartë që ka parë në 70 vitet e fundit.

Sipas raportit vjetor të Trendit Global të UNHCR-së, kjo shifër, më e madhe se sa popullsia e Tajlandës, është dyfishuar gjatë dy dekadave të fundit.

– Tre grupe kryesore në 70 milionë

Gjatë vitit 2018, numri i njerëzve që ikën nga lufta, përndjekjet dhe konfliktet tejkaloi shifrën prej 70 milionë. Kjo është shkalla më e lartë që UNHCR-ja ka parë gjatë afër 70 viteve.

Të detyruar të iknin nga vendet e tyre për shkak të konfliktit, luftës apo persekutimit, numri i refugjatëve arriti në 25.9 milionë në mbarë botën në vitin 2018.

Azilkërkuesit, të klasifikuar si njerëz jashtë vendit të tyre të origjinës dhe marrjes së mbrojtjes ndërkombëtare, arritën në 3.5 milionë njerëz në mbarë botën.

Grupi i tretë dhe më i madhi me rreth 41.3 milionë është grupi i të zhvendosurve në zona të tjera brenda vendit të tyre, një kategori që zakonisht referohet si personat e zhvendosur brenda vendit apo PZHBV.

“Me çdo situatë të refugjatëve, kudo që është, për sa kohë që po ndodh, duhet të ketë një theks të vazhdueshëm në zgjidhjet dhe largimin e pengesave për njerëzit që janë në gjendje të kthehen në shtëpi”, tha komisioneri i lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi.

Ai më tej tha se situata është një nga sfidat më të mëdha të kohës.

Raporti thekson se të gjitha vendet duhet të bashkohen për të mirën e përbashkët, për të trajtuar këto probleme të zhvendosjes./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit