Ulet numri i nxënësve në Maqedoni

0
48

Në Maqedoni viteve të fundit po shënohet rënia drastike e numrit të nxënësve në arsimin fillor. Edhe këtë vit ka rënie të filloristëve.

Përkundër fushatave të shumta të udhëhequra nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) për përfshirjen e të gjithë të rinjve në arsim, numri i nxënësve që u regjistruan për herë të parë në klasën e parë në shkollat fillore në Maqedonisë është ulur këtë vit shkollor në krahasim me vitin paraprak.

Në vitin shkollor 2012/2013, rreth 200 mijë nxënës ndjekin mësimin në shkollat fillore në Maqedoni, prej të cilëve këtë vit janë regjistruar 20 mijë e 700 filloristë, 780 më pak në krahasim me vitin paraprak, ku ishin regjistruar 21 mijë e 480 nxënës.
.
E njëjta ka ndodhur edhe në fillim të vitit shkollor 2011/2012 ku në shkollat fillore janë evidentuar 198.856 nxënës, që ishte më pak për 2,7 për qind në krahasim me 2010/2011.

Sipas të dhënave statistikore në dhjetë vitet e fundit në shkollat e vendit numri i nxënësve është ulur për 40 mijë.

Sipas statistikave të fundit fenomeni i uljes së nxënësve më shumë ndodhë në shkollat maqedonase, përderisa sa Shqiptarët, përfundimisht po bëhen faktor dominues numerik i shkollave.

Përqindja e tyre sa vjen e rritet çdo vit, si në arsimin e mesëm ashtu, edhe atë fillor, ndërsa pjesëmarrja e tyre me rreth 35 për qind është tanimë një çështje e tejkaluar. (INA)/kohaislame