9.4 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Ukrainë: Vazhdon lufta në qytetin strategjik

Më të lexuarat

Kryengritësit pro-rusë dhe ushtria ukrainase po refuzojnë të ulin armët në një qytet strategjik në lindje të Ukrainës, ku luftimet vazhdojnë pavarësisht nga një armëpushim i negociuar nga komuniteti ndërkombëtar.
 
Megjithëse marrëveshja që hyri në fuqi të dielën e ka ulur intensitetin e luftimeve në pjesë të tjera të zonës së luftës, shkëmbimi i zjarrit ka vazhduar në Debaltseve, që kontrollohet nga Kievi por është i rrethuar nga separatistët.
 
Sipas kushteve të armëpushimit, të dyja palët duhet të fillonin të tërhiqnin armët e rënda nga qyteti i tensionuar sot. Por ndërsa afati skadoi, secila nga palët këmbënguli se nuk do ta ndërmerrte e para këtë hap.
 
Marrëveshja e paqes dhe tërheqja e armëve pritet të jenë në qendër të një telefonate sot mes përfaqësuesve të kryengritësve, Ukrainës, Rusisë dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë./zeriamerikes
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit