7.4 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

“Ujin e mbetur nga gota e Gülen-it e ruanin për ujë ‘Zemzemi‘”

Më të lexuarat

Një nga ish efektivët e policisë në qytetin Izmir të Turqisë i cili ka përfituar nga ligji i pendesës në kuadër të hetimeve kundër organizatës terroriste FETO, ka shpjeguar detyrën e ushtruar dhe përjetimet në rezidencën ku jeton kreu i organziatës Fetullah Gülen në Pensilvani të SHBA-ve, raporton Anadolu Agency (AA).

N.Y një nga anëtarët e forcave të sigurisë, i cili ishte larguar nga profesioni në kuadër të hetimit të kryer ndaj FETO-s, në statusin e të penduarit ka rrëfyer informacionet dhe njohuritë e tij.

Në fjalën e tij N.Y ka thënë se me FETO-n është njohur nëpërmjet udhëzimeve të kolegut të tij në vendin ku punonte, në një kohë kur ndodhej në një periudhë të vështirë stresi për shkak të situatave negative nga bixhozi, alkooli dhe jeta e natës, dhe se lidhjen e tij me organizatën e ka vazhduar deri në vitin 2012.

Pasi ka shpjeguar se në vitin 2011 është shpërblyer nga organizata duke u dërguar në Pensilvani të SHBA-ve, atje ku jeton kreu i organizatës Fetullah Gülen, N.Y me prokurorin që kryen hetimin ka ndarë përshtypjet e tij në lidhje me priudhën 14 ditore që ka qëndruar në rezidencën e FETO-s.

– “Ruanin pecetën me të cilën Fetullah Gülen fshinte gojën e tij”

I penduari N.Y ka tërhequr vëmendjen se për 14 ditë me radhë Gülen nuk ka prirë faljet e namazit të përditshëm. Ai thotë se ka marrë pjesë në bisedat e Gülen-it.

“Ata që qëndronin atje merrnin dhe i ruanin pecetat me të cilat Fetullah Gülen fshinte gojën e tij. Ujin e mbetur nga gota e Gülen-it e ruanin nëpër shishe për ujë ‘Zemzemi‘ dhe më pas e pinin. Për sa kohë që kam qëndruar atje kam shikuar ish futbollistin e Galatasarayit, Arif Erdem, redaktorin e përgjithshëm të publikimeve të televizionit të mbyllur Samanyolu TV, Hidayet Karaca dhe gazetarin Ali Ünal të gazetës së mbyllur Zaman. Madje, Arif ishte ai që pinte më shumë ujin e tepruar nga Gülen”, thotë N.Y., duke vazhduar më tej:

“Kreu i organizatës Gülen, ndërron të brendshmet dhe veshjet 5-6 herë në ditë dhe këto veshje u jepeshin si dhuratë të pranishmëve atje. Madje, edhe mua më dhuruan një këmishë. Po ashtu shpërndanin edhe sexhadet që në fjalë ‘ishin sexhade ku ishte falur‘ Gülen. Ata vendosnin 20 njëra mbi tjetrën dhe i shpërndanin se ‘me to është falur Gülen”.

Ndër të tjera N.Y ka tërhequr vëmendjen se përjetimet dhe ato që ka parë në Pensilvani kanë krijuar pikëpyetje në kokën e tij, dhe ka theksuar se pasi ka parë që nipërit dhe njërëzit drejtues të lartë përreth Gülen-it që vazhdojnë një jetë luksoze, ai është përpjekur të ndërpresë lidhjet e tij me organizatën sapo ka ardhur në Turqi.

I penduari N.Y. ka pretenduar se për të ndërprerë lidhjet me anëtarët e organizatës ka ndërruar numrin e celularit, ka grisur këmishën e dhuruar të Gülen-it dhe nuk ka kontaktuar me asnjërin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit