8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

UJI I ZEMZEMIT

Më të lexuarat

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, alejhi’s selam!

Buhariu transmeton nga Ibni Abbasi i cili thotë: “Ibrahimi a.s i solli nënën e Ismailit a.s dhe Ismailin a.s afër shtëpisë (Qabesë), tek pema mbi zemzem. Atëbotë në Meke nuk kishte njeri e as (kushte për jetesë madje ) as ujë. I vendosi aty duke ua lënë ca ushqim dhe një ibrik ujë. U kthye Ibrahimi a.s ndërsa Haxherja e ndiqte pas duke i thënë: Ku po shkon? Si po na lë në këtë vend (luginë) ku nuk ka njeri dhe as asgjë?
Disa herë i tha kështu por Ibrahimi nuk ktheu kokën.
Haxherja: A Allahu të ka urdhëruar kështu?
Ibrahimi: Po.
Haxherja: Atëherë Ai nuk na humbë neve!
Pastaj u kthye Haxherja ndërsa Ibrahimi vazhdoi derisa arriti tek Thenijja (vend ne Meke) ku nuk mund ta shihte Haxherja, u kthye kah Qabeja, ngriti duart e tha:
” رَّبَّنَا إِنَّى أَسْكَنتُ مِن ذُرّيَّتِى بِوَادٍ غَيْرِ ذِى زَرْعٍ عِندَ بَيْتِكَ ٱلْمُحَرَّمِ رَبَّنَا لِيُقِيمُواْ ٱلصَّلوٰةَ فَٱجْعَلْ أَفْئِدَةً مّنَ ٱلنَّاسِ تَهْوِى إِلَيْهِمْ وَٱرْزُقْهُمْ مّنَ ٱلثَّمَرٰتِ لَعَلَّهُمْ يَشْكُرُونَ
O Zoti ynë! Unë vendosa pasardhësit e mi ne një lugine pranë shtëpisë Sate ku nuk ka bime. Zoti ynë! Beri ta falin namazin dhe be qe zemrat e njerëzve te ndiejnë dhembshuri për ta si dhe furnizoi me fruta ndoshta janë falënderues!”. ( )
Haxherja i jepte gji Ismailit dhe pinte nga uji që ia kishte lënë Ibrahimi, por kur uji u harxhua dhe fëmija ndiente etje puna ndryshoi. Haxherja filloi ta shikonte fëmijën me dhembshuri madje nga dhimbja e madhe për të nuk mund ta shikonte kështu që shikoi kodrën më të afërt e pa se ajo ishte Safa-ja dhe ia mësyu ndoshta e shef dikë. Askënd nuk e pa dhe u kthye duke ecur e lodhur derisa arriti në Merve (kodër tjetër ne Meke) dhe u ngjit në të, të shikonte se ndoshta është dikush. Por edhe kësaj radhe pa sukses. Kështu veproi Haxherja 7 herë (duke u sillur prej njërës në tjetrën kodër). Thotë Ibni Abbasi se Pejgamberi a.s ka thënë: “Mu për këtë njerëzit ecin mes tyre” .
Kur doli tek Merveja dëgjoi një zë: Hesht! Deshi të bindej se a është iluzion apo është realitet. U bind se ishte zë. Pas pak vërejti se ai ishte Xhibrili pranë zemzemit, i cili groponte me krahun e tij derisa doli uji. Atëbotë Haxherja mbushte ujë me gastaren e saj dhe sa herë që mbushte ujë me gastare uji derdhej. Piu ujë dhe i dha gji fëmijës. I tha Meleku: Mos u frikësoni se do te shkatërroheni sepse mu këtu është shtëpia e Allahut s.w.t, te cilën do ta ndërtojë ky fëmijë dhe babai i tij dhe (dine) se Allahu nuk i humbë ithtarët e Vet!!!…( )
***
Kanë kaluar mijëra vite por ende spektrografi i saj shfaqet para njerëzve duke vrapuar e frikësuar dhe me gjysmë fryme. Ende një zë shqyen perden e kohës duke thirrur për ndihmë. Ankth dhe shqetësim…Si jo kur fëmija i saj i vogël dridhej e përpëlitej para syve të saj; uria dhe etja gati sa nuk i kishin dhënë fund jetës së tij. Me duket sikur e shoh tani Mekken dhe kodrinat e saja, më duket sikur e shoh Haremin e shenjtë tek ndien dhimbje dhe qan për hallin e saj.
Shpërtheu Zemzemi( ). Po, pas goditjes së Xhibrilit, Zemzemi shpërtheu nën këmbët e Ismailit, alejhi’s selam, si përmbushje e lutjes së babait të tij, Ibrahimit, alejhi’s selam:
„رَّبَّنَا إِنَّى أَسْكَنتُ مِن ذُرّيَّتِى بِوَادٍ غَيْرِ ذِى زَرْعٍ عِندَ بَيْتِكَ ٱلْمُحَرَّمِ رَبَّنَا لِيُقِيمُواْ ٱلصَّلوٰةَ فَٱجْعَلْ أَفْئِدَةً مّنَ ٱلنَّاسِ تَهْوِى إِلَيْهِمْ وَٱرْزُقْهُمْ مّنَ ٱلثَّمَرٰتِ لَعَلَّهُمْ يَشْكُرُونَ
O Zoti ynë! Unë vendosa pasardhësit e mi ne një lugine pranë shtëpisë Sate ku nuk ka bime. Zoti ynë! Beri ta falin namazin dhe be qe zemrat e njerëzve te ndiejnë dhembshuri për ta si dhe furnizoi me fruta ndoshta janë falënderues!“. ( )
Haxherja, Allahu pastë mëshirë mbi shpirtin e saj, ujin e merrte dhe e mbushte në një enë për ujë që kishte me vete. Ka thënë Ibni Abbasi: Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam:
„يرحم الله أم إسماعيل لو تركت زمزم لكانت زمزم عيناً مَعِيناً
Allahu e mëshiroftë nënën e Ismailit; sikur ta linte Zemzemin të rrjedh lirshëm ai do të ishte krua-burim i njohur tani“. ( )
Shpërblimi i mbështetjes absolute në Allahun ishte ky krua i ëmbël i cili nuk shteret. Pasuria e nënshtrimit për Allahun ishte kjo pasuri e bekuar. Zemzemi është simbol i shpërblimit hyjnor për tërë ata që bëjnë durim dhe i nxisin të tjerët për durim në rrugën e Allahut. Haxherja me plot besim tha kur u largua Ibrahimi, alejhi’s selam dhe e la vetëm atë me të birin:
“فلن يضيعنا الله
Allahu nuk do të na lërë të humbur neve!”.
Allahu i Madhëruar në zemrën e çdo besimtari të sinqertë bën të shpërthejë një burim bindjeje (jekini) dhe qetësie shpirtërore, freskinë e të cilit e ndien brenda në shpirtin e tij.
Filloi ky ujë rrjedhshëm dhe vazhdoi ashtu e së bashku me të edhe bereqeti dhe begatia e tij…
Me këtë ujë u pastrua zemra e Muhammedit, alejhi’s selam. Enes b. Maliku rrëfen: Ebu Dherri rrëfente se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
„فرج سقف بيتي وأنا بمكة فنزل جبريل ففرج صدري ثم غسله بماء زمزم ثم جاء بطست من ذهب ممتلئ حكمة وإيماناً فأفرغها في صدري ثم أطبقه ثم أخذ بيدي فعرج بي إلى السماء
U hap kulmi i shtëpisë sime kur isha në Mekke dhe zbriti Xhibrili, i cili ma hapi gjoksin dhe ma pastroi me ujë Zemzemi. Pastaj e solli një tas të arit i mbushur plot me urtësi dhe besim dhe e derdhi ne gjoksin tim e më pas e mbylli dhe më morri për dore e më ngriti në qiell“. ( )

Sikur Zemzemi të mos kishte vlerë tjetër përveç kësaj do të mjaftonte; me të është pastruar zemra më e pastër.
Ka thënë Ibni Ebi Xhemreh: Nuk është pastruar Muhammedi, alejhi’s selam me ujë Xhenneti për faktin se uji i Zemzemit bazën e ka në Xhennet e më pas është përqendruar si burim në tokë.
Ka thënë Suhejliu, Allahu e mëshiroftë: Meqë Zemzemi buroi si rezultati i gropimit të Xhibrilit për nënën e Ismailit, alejhi’s selam, u përshtat që Muhammedi, alejhi’s selam, nip i Ismailit të pastrohej me këtë ujë me rastin e takimit me këtë melek dhe bisedimit më të. Ka thënë Shejhu’l islami Siraxhuddin el Belkini: Uji i Zemzemit është më i mirë se sa uji i Keutherit ngase me të është pastruar gjoksi i Pejgamberit, alejhi’s selam.
Zemzemi është uji më i mirë në faqen e dheut. Taberaniu transmeton në el-Kebir dhe në el-Eusat me sened dhe Ibni Hibbani, i cili njëherit e ka cilësuar autentik, se Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
„خَيْرُ مَاءٍ عَلَى وَجْهِ الأَرْضِ مَاءُ زَمْزَمَ فِيهِ طَعَامٌ مِنَ الطُّعْمِ وَشِفَاءٌ مِنَ السُّقْمِ

Uji më i mirë në faqen e dheut është uji i Zemzemit; në të ka ushqim që të ngop( ) dhe shërim nga sëmundja. “. ( )
Është vërtetuar se, bazuar në këtë hadith autentik, uji i zemzemit është ushqim, pije dhe shërim. Ka thënë Ibnu’l Kajjimi: Uji i Zemzemit është uji më i mirë, më me vlerë, më i ndritshmi, më i dashuri tek shpirti, më shtrenjti dhe më i çmuari tek njerëzit. Është gropuar nga Xhibrili dhe është ofruar si pije nga Allahu për Ismailin, alejhi’s selam…
Uji i Zemzemit është ushqim i ti uriturit, shërim-ilaç i të sëmurit, uji i tij është favorizuar edhe mbi atë të Keutherit meqë me të është pastruar zemra e Pejgamberit, alejhi’s selam. Ka thënë Shejhu’l islami Siraxhuddin el Belkini: Uji i Zemzemit është më i mirë se sa uji i Keutherit ngase me të është pastruar gjoksi i Pejgamberit, alejhi’s selam.
Ndërsa përkitazi me atë se është ushqim me shije, pra ushqim që të ngop, kjo është një gjë e ditur. Ka thënë Ibni Abbasi, siç rrëfen Abdu’rr Rrezzaku në Musannefin e tij:
كنا نسميها (يعني زمزم) شباعة، وكنا نجدها نعم العون على العيال

E quanim ngopës (ujin e zemzemit). E llogaritnim si idare (furnizim) të mirë për familje.
Një gjë e tillë është vërtetuar edhe në rrëfimin e Ebu Dherrit kur kishte ardhur në Mekke. „Erdha tek Zemzemi dhe pastrova gjakun nga plagët dhe piva nga uji i tij. O nipi im, kam qëndruar tridhjetë ditë e net pa patur asnjë ushqim përveç ujit të zemzemit. Fitova peshë aq shume saqë barku mu bë palë-palë dhe në mëlçitë e mia nuk ndieja dobësi të urisë…Erdhi Pejgamberi, alejhi’s selam…dhe tha: Prej kur je këtu? Jam këtu qysh tridhjetë ditë. Kush të ka ushqyer?- më pyeti. Nuk kam patur ushqim tjetër përveç Zemzemit dhe ja, kam fituar peshë aq sa barku më është bërë palë-palë dhe nuk ndiej dobësi urie në mëlçinë time- ia ktheva. Pejgamberi, alejhi’s selam tha:
„إِنَّهَا مُبَارَكَةٌ إِنَّهَا طَعَامُ طُعْمٍ

Ai ujë është i bekuar, ai është ushqim ngopës“. ( )
Ka thënë Ibnu’l Kajjimi: Kam parë njeri që ushqehej me të gjysmën apo më shumë se gjysmën e muajit dhe nuk ndiente uri. Bënte tavafin (sjelljen) rreth Qabesë sikur të ishte njeri i zakonshëm. Më ka thënë se ndonjëherë 40 ditë ehte ushqyer vetëm me të dhe se kishte forcë për marrëdhënie seksuale me gruan dhe forcë për agjërim dhe tavaf disa herë.
Ndërsa sa i përket qenies së tij shërim, bar, ilaç, këtë mund ta mësojmë edhe nga ky hadith i Aishes, Allahu qoftë i kënaqur me të, e cila transmeton se:
“ كان يحمل ماء زمزم في الأداوى و القِرَب و كان يصب على المرضى و يسقيهم
Pejgamberi, alejhi’s selam e barte atë në edava ( ) dhe gëzof lëkure për bartje të lëngjeve dhe me të spërkatte të sëmurit dhe iu jepte të pinin prej tij“. ( )
Ebu Xhemre ed-Dubeijj rrëfen e thotë:
„ كُنْتُ أُجَالِسُ ابْنَ عَبَّاسٍ بِمَكَّةَ فَأَخَذَتْنِي الْحُمَّى فَقَالَ أَبْرِدْهَا عَنْكَ بِمَاءِ زَمْزَمَ فَإِنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ الْحُمَّى مِنْ فَيْحِ جَهَنَّمَ فَأَبْرِدُوهَا بِالْمَاءِ أَوْ قَالَ بِمَاءِ زَمْزَمَ شَكَّ هَمَّامٌ
E shoqëroja Ibni Abbasi në Mekke dhe më kapën ethet. Largoji prej vetes me ujë të zemzemit -më tha- ngase Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: Ethet janë nga vapa e Xhehennemit andaj ftohni (largoni ato) me ujë ose me ujë të zemzemit- dyshon Hemmami, transmetuesi i hadithit.“ ( )
Ka thënë Ibnu’l Kajjimi: Kur isha në Mekke u sëmura dhe meqë nuk gjeta mjek e ilaç merrja ujë të zemzemit dhe këndoja disa herë kaptinën el-Fatiha në të e pastaj e pija. Me këtë arrita të shërohem tërësisht dhe fillova të mbështetem në të sa herë që ndieja dhimbje. Përfitoja shumë nga kjo metodë shërimi.
Në një rast tjetër thotë: Unë dhe të tjerë kemi provuar gjëra të çuditshme kur kërkuam mjekim nga uji i Zemzemit. Kam provuar të mjekohem nga disa sëmundje nëpërmjet kësaj metode dhe, me lejen e Allahut, jam mjekuar.
Të gjithë ne e kemi dëgjuar tregimin e gruas marokiane e cila vuante nga kanceri. Pasi që mjekët mbetën në konfuzion përkitazi me shërimin e saj dhe lehtësimin sadopak të dhimbjeve, ajo udhëtoi në Mekke dhe filloi terapi të re shërimi duke përdorur ujë zemzemi dhe nga një bukë të vogël dhe një vezë gjatë ditës. Lutej, falej dhe qante shumë. Befasisht, ajo u shërua tërësisht dhe sëmundja shkoi pa lënë asnjë gjurmë. Me lejen e Allahut Zemzemi mundi kancerin.
Ndoshta e tërë kjo qëndron në faktet, të zbuluara tashmë edhe prej njerëzve, madje jomuslimanë, se Uji Zemzem përmban shumë pak sulfur. Sipas analizave të bëra në laboratorët në Evropë vërtetohet se uji Zemzem përmban shumë pak sulfur. Ndërsa sipas analizave të bëra në SHBA njoftohet se uji zemzem është uji i vetëm i cili nuk përmban mikroorganizma dhe baktere. Sipas raportit të WHO së uji Zemzem është njëri ndër ujërat më të pijshëm dhe më të shëndetshëm në botë( ).
Prej vlerës së këtij uji është se ai nuk prishet. Është përmendur se një njeri e ka bartur atë në vendin e tij dhe e ka lënë 12 vite në një vend e nuk është prishur dhe nuk ka ndërruar. Madje, edhe pse kanë kaluar mileniume prej burimit të parë ende nuk shteret dhe çka është më me rëndësi se burimi i tij nuk dihet. Sipas raportit të WHO-së (Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë) me gjithë teknologjinë moderne ende nuk mund të deshifrohet mistika e ujit Zemzem, ujë i cili konsiderohet ndër ujërat më të shëndetshme ne fytyrën e tokës. Burimi i ujit Zemzem ende nuk është i njohur dhe është interesante se gjendet 80 kilometra larg bregdetit. Gjithashtu rreth tij nuk ka asnjë burim tjetër uji, fakt kjo që shkakton huti tek shkencëtarët. Prej burimit të Zemzemi, e cila është vetëm 1.5 metër e thellë, gjatë periudhës së haxhit me miliona njerëz pinë ujë por assesi nuk pakësohet niveli i ujit. Uji Zemzem krahas ujërave tjera përmban shumë më shumë materie ushqyese dhe minerale, por me gjithë hulumtimet e bëra ende nuk dihet burimi i tij( ).

Uji i Zemzemit është një nder për mysafir. Ai është dhurata më e mirë që dhurohet. Muxhahidi rrëfen se kur tek Ibni Abbasi shkonte ndonjë mysafir ai i dhuronte ujë zemzemi dhe nuk ndodhte që t’i shtronte dikujt bukë-ushqim e të mos i jepte të pijë nga uji i zemzemit.
Aisheja rrëfen se Pejgamberi, alejhi’s selam barte me vete ujë zemzemi. ( )
Para çlirimit të Mekkes Pejgamberi, alejhi’s selam dërgonte ndonjë njeri tek Suhejl b. Amri që t’i dhuronte ujë zemzemi. ( )
Prej zemzemit nuk ngopet apo nuk pinë shumë mynafiku. Muhammed b. Abdurrahman b. Ebu Bekir transmeton se derisa isha tek Ibni Abbasi erdhi një njeri, të cilin e pyeti: Prej nga erdhe? Erdha nga Zemzemi-iu përgjigj. A pive prej tij siç duhet pirë?- e pyeti Ibni Abbasi. E si duhet pirë prej tij?- pyeti njeriu. Kur të pish prej tij kthehu kah kibleja, bë bismilah merr fryme tri herë dhe ngopu-pi shume prej tij. Kur ta përfundosh falënderoje Allahun ngase Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“إن آية ما بيننا وبين المنافقين إنهم لا يتضلعون من زمزم
Shenja e cila na dallon neve nga hipokritët është se ata nuk pijen ujë shumë nga zemzemi”. ( )
Et-tedal-lu’ (التضلع) është pirja e shumtë derisa të mbushen brinjët dhe eshtrat ujë.

Për çka pihet?
Hadithi i Muhammedit, alejhi’s selam:
“مَاءُ زَمْزَمَ لِمَا شُرِبَ لَهُ

Uji i Zemzemit shërben për çka të pihet”. ( )
…është i vërtet.
Ka thënë Muxhahidi: Nëse e pinë ujin e zemzemit që të shërohesh, të shëron Allahu, nëse e pinë që të ngopesh, të ngop Allahu me të, nëse e pinë që ta largosh etjen, ta largon Allahu atë.
Ka thënë Sheukani: Në këtë hadith ka dëshmi se uji i zemzemit bën dobi për çdo gjë për hire të së cilës e pinë njeriu atë, pa marrë parasysh se a bëhet fjale për gjëra të dunjasë apo ahiretit. Mu për këtë një grup dijetarësh e kanë pirë për gjëra që do t’i përmendim:
 Ibni Mubareku e pinte që të mos etej në Ditën e Kijametit.
 Hakimi e pinte që të shkruante (përpilonte libra) mirë.
 Ibni Huzejme e pinte që të peritonet dituri të dobishme.
 Ibni Ujejne ua rrëfente nga 100 hadithe atyre që pinin ujë zemzemi.
 Ibni Haxheri e pinte që ta arrinte pozitën e Dhehebiut në nxënien përmendesh të haditheve.
 Sujuti e pinte që të arrinte gradën e Siraxh el Belkinit në fikh dhe Ibni Haxherit në hadith.
 Shafiu e pinte që të gjuante më mirë. Në çdo dhjetë shigjeta nëntë i kishte të sakta.
 Selefi e kishin bërë traditë që kur merrnin ndonjë udhëtim dhe largoheshin prej shtëpisë shkonin te Zemzemi dhe pinin ujë prej tij.

Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, alejhi’s selam ndërsa lutja jone e fundit është: Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!

 

Autor: Adil b. Ahmed Banaimeh
Burimi: www.alminbar.net
Përshtati: Sedat G. ISLAMI

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit