12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Uji i ftohtë si ilaç: Sëmundja e Ejubit (alejhi selam) dhe shërimi me ujë

Më të lexuarat

Autor: Hisham al-Abdallah


“(Kujtoje) Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!” Ne iu përgjigjëm atij, ia larguam mjerimin që kishte dhe ia kthyem familjen të dyfishuar në numër. (Këtë e bëmë) nga mëshira Jonë dhe që të jetë përkujtesë për ata që Na adhurojnë.”
(Enbija, 83-84).

“Kujtoje robi Tonë Ejubin, kur iu lut Zotit të vet: “me të vërtetë, më ka goditur djalli me mundim dhe vuajtje!; (Ne iu përgjigjëm): “Bjeri me këmbë tokës dhe aty do të dal një burim me ujë të ftohët për larje dhe pirje.”
(Sad, 41 – 42).

Urtësia e këtyre ajeteve është në atë se e nxisin njeriun të jap mund dhe të përkushtohet në shfrytëzimin e mjeteve për kërkimin e ilaçit dhe shërimit kështu që, Allahu i Madhërishëm kërkon nga Ejubi a.s që ta godas tokën me këmbën e tij që aty të dal uji. Allahu i Madhërishëm kishte mundësi që edhe pa këtë ta shëroj, mirëpo urtësia është në nxitjen për mund, lëvizje dhe punë, aktivitet dhe kërkim të shkaqeve, në çka na udhëzojnë fjalët: me ujë të ftohët për larje dhe pirje, duke treguar rëndësinë e përdorimit të ujit si freskues i lëkurës dhe trupit si dhe lehtësues i nxehtësisë, mu siç është rasti me kremin për zbutjen e lëkurës.

Fjalët e Zotit tregojnë dobinë e ujit për shërim me anë të pirjes që shëron duke e konsumuar me anë të gojës dhe shërimin e jashtëm që bëhet me anë të larjes. Kjo na tregon se uji, e sidomos uji i bekuar i Zemzemit mund të shëroj shumë sëmundje sipas fjalëve të pejgamberit a.s: “Uji i zemzemit është për atë arsye që pihet (Ibn Maxhe); “Uji i Zemzemit është ushqim dhe ilaç për sëmundje.” (Buhariu dhe Muslimi). Gjithashtu Allahu i Madhërishëm thotë: “…Dhe bëmë nga uji çdo gjë të gjallë”. (Enbija 30).

Një urtësi tjetër që në ujin e zemzemit është shërim për çdo sëmundje mund të jetë edhe ajo që në këtë mënyrë të kufizohet përhapja e sëmundjes në një formë të rrezikshme, sidomos në zonën ku ekziston Meka e Bekuar, e cila gjatë tërë vitit vizitohet nga njerëz mijëra që vijnë nga vende të ndryshme për të bërë haxhin apo umren. Nga ajetet paraprake mund të shohim se shejtani merr pjesë në shumë sëmundje kronike dhe të pashërueshme, çka vërtetojnë fjalët: me të vërtetë, më ka goditur djalli me mundim dhe vuajtje!

Gjithashtu, kjo na jep të kuptojmë se leximi i Kuranit për të sëmurin me ndihmën e Allahut si dhe me përdorimin e bimëve dhe frutave të ndryshme shëruese ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve

Burimi: Libri “Znanost i fenomeni Kur’ana”

Përshtati: A. Dauti

(slampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit