8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Uji i detit është i pastërt (hadithi në lidhje me marrjen e abdesit)

Më të lexuarat

Transmetohet nga Ebu Hurejra – radijAllahu anhu – se ka thënë: I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë në lidhje me ujin e detit: “I pastër është uji i tij dhe e lejuar e ngordhura e tij.”

Grada e hadithit: Autentik.

Studimi i hadithit: Ebu Daudi (1/64 me nr. 83), Et Tirmidhij (1/100 me nr. 69) dhe ka thënë: Hadithi është hasenun sahih. En Nesaij (1/50 me nr. 59), (1/176 me nr. 332) dhe (7/207 me nr. 4350), Ibën Maxhe (1/136 me nr. 386) dhe Ibën Ebi Shejbe (1/131) dhe teksti është i tij. E ka saktësuar Ibën Huzejme në “Sahihun” e tij (1/59 me nr. 111), Maliku në “El Meuta” (1/22 me nr. 12), Esh Shafiu në “El Umm” (1/16) dhe Ahmedi në “El Musned” (2/237, 361, 378 dhe 392).

Transmetuesi i hadithit: Sahabi i nderuar Ebu Hurejra radijAllahu anhu. Ai është sahabi që ka transmetuar më shumë hadithe

Shkaku i hadithit: Një burrë[1] erdhi tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe i tha: O i Dërguari i Allahut, ne udhëtojmë me anije dhe me vete mbartim pak ujë. Nëse marrim abdes me të, atëherë do të na kapë etja. A të marrim abdes me të? Në tekstin e Ebu Daudit[2] është: “Me ujin e detit.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem tha: “…” hadithi.

Dobi që përfitohen nga hadithi:

1. Fjala e tij “ në lidhje me ujin e detit” kjo është fjala e Ibën Haxherit dhe nuk është fjala e Ebu Hurejrës radijAllahu anhu dhe as prej fjalëve të Profetit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.[3]

2. Me fjalën “ e ngordhura e tij” është për qëllim ajo që nuk mundet të jetojë vetëm se në det (kafshët e detit) dhe jo ajo që ngordh në det. (Sh.r.: Sepse hadithi thotë: “e ngordhura e tij” dmth e ngordhura e detit, dhe jo ajo që ngordh në të. Kështu që nëse delja bie në det dhe ngordh është haram ngrënia e saj.[4]

3. Lejimi i shtimit të përgjigjes (të përgjigjesh më shumë se pyetja) nëse kjo është e nevojshme. Ngase i Dërguari i Allahut sal-Allahu alejhi ue sel-lem – shtoi mbi përgjigjen që i bëri personi, duke i shpjeguar atij gjykimin për të ngordhurën e detit.[5]

4. Të gjithë llojet e peshqve janë të lejuar. Ne kemi një rregull: “Çdo hallall është i pastër por jo çdo gjë e pastër është hallall. Çdo haram është i pisët por jo çdo gjë e pisët është haram.” Siç janë gjërat që të dëmtojnë p.sh: helmi, duhani, hashashi e të tjera si këto, janë të pastra edhe pse janë të ndaluara. Edhe pse në lidhje me hashashin dhe alkoolin ka kundërshtim në janë të pastër apo jo. Por fjala më e saktë është se janë të pastër.[6]

5. Nëse uji ndryshon për shkak të peshkut që ka ngordhur në të, ai është i pastër ngase ka ndryshuar me diçka të pastër dhe hallall.[7]

Përktheu: Unejs Sheme


[1] Emri i të cilit është Abdullah. Et Taberanij në “El Kebir”

[2] Në “Es Sunnenu” (1/64 me nr. 83).

[3] Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) në “Fet’hu dhil xhelali uel ikram” vëll. 1

[4] Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) në “Fet’hu dhil xhelali uel ikram” vëll. 1

[5] Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) në “Fet’hu dhil xhelali uel ikram” vëll. 1

[6] Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) në “Fet’hu dhil xhelali uel ikram” vëll. 1

[7] Shejh Ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë!) në “Fet’hu dhil xhelali uel ikram” vëll. 1

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit