Ujëvarat e Mirushës – zonë e mbrojtur

0
47

Gjatë Mbledhjes së Qeverisë, u miratua Propozim-Vendimi për shpalljen e “Ujëvarave të Mirushës” Monument i natyrës i rëndësisë së veçantë. Me këtë vendim, u shpall nën mbrojtje zona e ujëvarave të Mirushës, si tërësi hapësinore e cila veçohet me vlera unike dhe reprezentative, me 16 liqene dhe 12 ujëvara. Ky propozim Vendim është i bazuar në Kornizën Ligjore në fuqi e veçanërisht Ligjin për Mbrojtjen e natyrës.

Sipërfaqja e përgjithshme nën mbrojtje do të jetë 598,4 ha dhe shtrihet në territorin e komunave të Klinës, Malishevës dhe Rahovecit.

Ky vendim do të krijojë bazën për nxjerrjen edhe të një varg vendimesh tjera siç janë “Vendimi për caktimin e autoritetit menaxhues” i cili nxirret nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, pastaj “Plani Hapësinor për Monumentin e natyrës e rëndësisë së veçantë “Ujëvarat e Mirushes””, sipas Ligjit për Planifikim Hapësinor.

Plani hapësinor për Monumentin e Natyrës me Rëndësi të veçantë do të paraqesë një plan të zhvillimeve hapësinore në atë zonë për 10 (dhjetë) vitet e ardhshme dhe njëkohësisht do të parandalojë zhvillimet e pakontrolluara në zonë./koha/kohaislame