7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Ujësjellsi i Tiranës, paguan Mira Kazhanin dhe gruan e Dudushit, pa bërë asnjë punë!

Më të lexuarat

Ujësjellës Kanalizimet në Tiranë, nën varësinë e Bashkisë së Tiranës, duket se nga ‘nevoja’ për të pasur një ‘performancë më të shkëlqyer’ në mbarëvajtjen e punës së tyre, kanë marrë pranë vetes edhe figura të njohura të ekranit.

Me diplomë në “Punë Sociale”, gazetarja Mira Kazhani, e cila menaxhon edhe një web, figuron e punësuar edhe në UKT si këshilltare ekonomie.

Veç të tjerash, gazetarja paguhet me një rrogë marramendëse krahasuar me pagën mesatare që marrin punëtorët në vendin tonë, plot 83000 mijë lekë.

Por Mira Kazhani nuk është e vetmja gazetare që merr rrogë në administratën shtetërore, pasi edhe moderatorja Bieta Sulo, figuron si e punësuar në UKT, por kjo e fundit jo si këshilltare ekonomie, por si specialiste.

Me pozicionin e specialistes, edhe paga për Bietën është më e ulët se e Mira Kazhanit, por mbi mesataren e pagave të përgjithshme të punëtorëve shqiptarë, me plot 55000 mijë lekë.

Nuk dihet nëse dy gazetaret ushtrojnë me kohë të plotë punën në administratën publike, por siç shihet pagat marramendëse u kalojnë në llogari nga UKT.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit