10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Uhh çfarë shkrimi… Lexoje patjetër! Për portalet që bëjnë lajme me fjalimet e Hoxhallarëve

Më të lexuarat

Portalet na kënaqën me tituj bombastik. Dhe për “çudi”, viktimë e këtyre titujve më së shpeshti janë Hoxhallarët.

I keni vërejtur sa tituj tendencioz ka kundrejt Hoxhallarëve?!

Për shembull:

“Godet Hoxha: shefi, gruan mund me ta thirr në mes të natës”.

“Nëse nuk je musliman, nuk je shqiptarë”.

“Thirrja e Hoxhës: gratë që kërkojnë të shkojnë në deti, rrihni me bisht sakice”.

“Hoxha nga Shkupi: kush nuk fal namaz, është i poshtër dhe e ka haram bukën dhe jetën”.

Fatkeqësisht, kur i lexon komentet të cilat ndoshta mbi 90% janë me fjalë fyese drejtuar Hoxhallarëve, e kupton PSE-në e gjendjes ku jemi. Hajde ti shikojmë me një sy tjetër këto tituj. Ja, do ti pranojmë këto tituj tendencioz, por hajde ti shikojmë me një sy dhe mendje të hapur.

Po a nuk ankohen vetë shoqatat për të drejtat e grave për mobing dhe seksizëm në vendet e tyre të punës?! Pse qenka problem kur Hoxha e potencon këtë?!
Apo titulli i dytë. Po të jenë të sinqertë këta “kujdestarët e shqiptarisë”, atë ligjeratë të Hoxhës do ta merrnin dhe do ta shpërndanin me të madhe, duke u munduar që pikërisht atë ligjeratë ta përdorin si mbrojtje kundër tendencave asimiluese që na kanosen neve si shqiptarë dhe gjithnji duke u thirrur në fe!! Po Hoxha shum mir e ka. Islami të mëson ta mbrosh kombin! Pa qenë Musliman i mirë KURRË nuk do të mund të jesh shqiptarë i mirë. Nëse politikanët tanë do të ishin Musliman të mirë, ata do të punonin në favor të qytetarëve dhe rrjedhimisht pastaj nuk do të ndodhte ky eksod i rinisë shqiptare. Ja pra: musliman të këqinj=shqiptarë të këqinj!!
Titulli i tretë: nuk qenkan problem politikanët që e vodhën dhe e rrjepën popullin duke mos i lënë as për buk e këta kapen te ajo se çka paska deklaruar Hoxha për detin. Po me çka të shkojmë në det?! Nuk i kritikojnë politikanët që e varfëruan popullin skajshmërisht por e kritikojnë Hoxhën kur deklaron diçka në lidhje me një luks (sepse pushimi është bërë luks për shumicën prej neve) që rrallë kush mund ti ja lejon vetes.
Dhe, titulli i fundit: namazi është një nga pesë shtyllat bazë të fesë Islame. Bile, namazi bie te ato kushte për të cilat nuk ka arsyetim. Për shembull: agjërimi, zeqati dhe haxhxhi janë të lidhura me mundësitë, ndërkaq deklarimi i shehadetit dhe namazi janë kushte që secili është i obliguar ti kryen PATJETËR!! Dhe, ku e marin të drejtën secili ti komenton rregullat e fesë?! Pse kur ndonjë mjek ju sygjeron diçka nuk i shisni mend mjekut por e dëgjoni deri në përpikshmëri?! Dhe gjithmonë me arsyetimin: po unë nuk jam mjek! Ani o njeri, po Hoxh a mos je që po i jep të drejtën vetes me interpretu ligjerata të Hoxhallarëve?!
Më herët gjat ditës e shkruva këtu në profil: çdo popull qeveriset nga njerëz të zgjedhur nga vetëdija kolektive e shoqërisë. Ja pra, këta jemi ne. Portalet në mungesë të ndonjë lajmi të mirëfilltë (për të cilin do të duhej të angazhoheshin dhe të hulumtojnë), ju kthehen Hoxhallarëve me shpresë të fitojnë në klikime.
Si duket në memorjen tonë kolektive është regjistruar që Hoxha duhet vetëm ta lan, qefinos dhe varros të vdekurin. JO o njerëz JO! Hoxha aspak më nuk i duhet të vdekurit. Hoxhallarët na duhen neve të gjallëve!!!

Dikush fort mirë kishte thënë: nëse nuk të dhez portali, nxhitja Hoxhës për ****!!!

Portalet tona fatkeqësisht nuk i largohen atij organi të Hoxhallarëve!!!

p.s. lutem që Hoxhallarët tanë Zoti ti forcon dhe t’ju jep durim e dije edhe më tepër. Zot ruaji ata që na tregojnë rrugën e drejtë, rrugën kah shpëtimi!!!

 

Bekim Berisha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit