9.1 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

UEFA nis hetimet/ PSG në telashe, ekipi francez u përpoq të dëmtonte Real Madridin

Më të lexuarat

UEFA ka nisur një hetim ndaj PSG pas udhëtimit të Real Madrid në Paris të martën në Champions League. Drejtuesit e klubit akuzohen për mosbërje të detyrës pasi tifozët janë lejuar të futen në stadium me tymuese dhe lazera.

Gazeta franceze L’Equipe ka zbuluar të shtunën se skuadra franceze është munduar të dëmtojë sa më shumë të jetë e mundur ekipin spanjoll.

Raporti sugjeron se klubi francez i ka kërkuar autoriteteve të mos mundësojnë forca policore për të eskortuar Real Madrid nga hoteli ku po qëndronte deri në stadium përpara ndeshjes.

Kërkesa është bërë nga PSG drejt policisë vetëm disa orë përpara ndeshjes por kërkesa është refuzuar.

Qëllimi ka qenë i qartë. Por policia ka vepruar me moral të lartë duke mundësuar sigurinë e plotë për autobusin e Real Madrid./opinion

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit