15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

UEFA i dënon, ato dhurojnë fonde për Palestinë

Më të lexuarat

Tifozët e Celtikut kanë dhuruar një fond prej 176,000 Funte për dy organizata bamirëse Palestineze në kampanjën #MatchTheFineForPalestine, pasi që klubi ishte dënuar për shkak se tifozët e tyre kishin valëvitnin flamujt Palestinez.

Gjatë ndeshjes kualifikuese të Champions Leage mes klubit të Celtikut dhe ekipit të Hapoel Be’er Sheva, flamujt Palestinez kanë valëvitur nga tifozët e Celtikut në përkrahje të njerëzve nga Palestina.Celtic v Hapoel Be?er-Sheva - UEFA Champions League Qualifying Play-Off First Leg

Pas kësaj Celtiku ishte dënuar me 8,615£ nga UEFA. Në përgjigje ndaj kësaj ishte ngritur një faqe për mbledhjen e fondeve duke e lënë hashtagun “MatchTheFineForPalestine e cila u bë trend në Twitter. Dhe shumë shpejtë u mblodhën 176,000£ për dy bamirësi në Palestinë. Çeki i është prezantuar këtë javë në Qendrën Lajee dhe Ndihma Mjekësore për Palestinezët.

Ideja për valëzimin e flamujve Palestinez gjatë kësaj loje të futbollit kishte ardhur nga Brigada e Gjelbër, një grup nga përkrahësit e Celtikut. Nuk është hera e parë që këta tifoz kanë shprehur përkrahjen për njerëzit nga Palestina. Në vitin 2012 grupi kishte shfaqur në ekrane të mëdha përkrahjen me të burgosurin Palestinës që priste në radhë për ushqim duke shkruar: “Dinjiteti është me i çmuar se sa ushqimi”./KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit