6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

UEFA, 301 milionë euro për kombëtaret në evropian, ja sa pritet të fitojë Shqipëria

Më të lexuarat

UEFA ka publikuar shifrën që do të ndahet për 24 skuadrat finale të kampionati evropian në Francës. Shuma totale që do të ndahet për skuadrat shkon deri në 301 milionë euro.
Sipas të dhënave të publikuara nga UEFA, kombëtares fituese të Euro 2016 i takojnë 8 milionë euro, ndërsa çdo fitore do të vlerësohet me një milion euro, dhe barazimi me 500 mijë euro.
Kalimi në raundin e dytë shpërblehet me 1.5 milion euro, kualifikimi në çerekfinale me 2,5 milionë euro dhe gjysmëfinalistët do të marrin nga 4 milionë euro.
Kombëtarja shqiptare e ka vet fatin në dorë që të shijoj shumën e akorduar nga UEFA, ku i duhet minimalisht një barazim që të nis të përfitoj nga thesi bujar që do të hapet më 10 qershor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit