6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Udhëzimi i dy djemve nga Medina

Më të lexuarat

Dy djem nga Medina e Pejgamberit, alejhi selam, kanë shkuar në Turqi për pushime dhe vepra të ndyra…
Porsa kanë arritur në Stamboll, blenë alkool dhe me taksi shkuan në një fshat periferik dhe kishin marrë një dhomë në hotel, që mos t’i shohë askush.
Gjatë marrjes së të dhënave të tyre në recepcion,, nënpunësi i pyeti nga jeni? Njëri nga ata u pergjigj: “Nga qyteti i Muhamedit alejhi selam.

Recepcionisti u gëzua shumë, në vend të një dhome u dha një apartment, në shenjë respekti për Muhamedin, alejhi selam, dhe për dashurinë ndaj banorëve të Medinës…
U ngjitën lart djelmoshat dhe qëndruan gjatë gjithë natës duke pirë alkool; njëri u deh, ndërsa tjetri kishte pirë por nuk ishte dehur i plotësisht.
U çuditën kur dëgjuan trokitjen në derën e tyre, ora 4 e 30 min e mëngjesit. U ngrit njëri prej tyre dhe e hapi derën.
Recepcionisti i thotë: Imami i fshatit refuzon të na falë namazin e sabahut, pasi e kuptoi që ju jeni nga Medina dhe qëndroni ketu (në fshat)!
Ne po ju presim poshtë në xhami!
U çudit djaloshi me lajmin dhe e zgjoi edhe shokun e tij dhe i tha: A di diçka përmendsh nga Kur’ani?
Ai ia ktheu se nuk mund t’u bëhet imam… Derisa po konsultoheshin, trokiti dera per të dytën herë; recepcionisti po i thoshte: Ne po ju presim poshtë, shpejtoni para se të lindë dielli.

Rrëfyesi i këtij tregimi thotë: U pastruam shpejt dhe zbriten poshtë në xhami, kur pamë… ajo ishte e mbushur me njerëz, thuaj sikur të ishte namaz i xhumasë. Të pranishmit në xhami po i përshëndetnin me respekt, ndërsa njëri prej tyre doli imam. Posa filloi të thotë: Elhamdulilahi rabbilalemin… i gjithë xhemati filluan të qajnë duke kujtuar xhaminë e Muhamedit, alejhi selam. Edhe unë qaja së bashku me xhematin e xhamisë, ndërsa shoku në të dy rekatet këndoi: Kulhuvallahu ehad… sepse nuk dinte më shumë se kjo kaptinë.
Ky rast tha ishte shkak për udhëzimin tonë në rrugë të drejtë!

Përshtati: Valdet Kamberi
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit